04 novembre 2016

Gjinari një orë larg Tiranës, një mrekulli natyrore që lakmohet në fundjavë


OLYMPUS DIGITAL CAMERA
ELBASAN, 31 Tetor / ATSH-N.Lena/ – Gjinari, është një zonë turistike jo vetëm pranë Elbasanit, por edhe Tiranës.
Rreth 70 km. rrugë e ndajnë atë nga Tiranë dhe ajo është një rrugë mjaft e mirë, e asfaltuar dhe me tabela orientuese për shoferët.
Aty shkojnë  jo vetëm elbasanasit, por dhe turistë vendas nga Tirana, Durrësi dhe mjaft turistë të huaj vijnë në këtë pikë turistike.
Kjo zonë me pishat e larta dhe me ajër të pastër, përbën një dëshirë më vete për ta frekuentuar. Liqenet e vegjël, uji i kthjellët  dhe dëbora në dimër, përbëjnë më tepër se një zonë turistike.
Asfaltimi i rrugës  automobilistike ka bërë që kjo zonë dhe ky fshat të futen në zonat më të preferuara turistike të zonës së Elbasanit dhe Shqipërisë.
Kjo pikë turistike është e frekuentuar gjatë gjithë stinëve të vitit, por më tepër në ditët e nxehta të verës dhe në ato me borë.
Gjinari si pikë turistike, është njohur që në kohën e Zogut, por më shumë në vitet e regjimit socialist, ishte një ndër pikat më të preferuaragjinari6malore ku ishin ndërthurur bukuritë e natyrës me dëshmitë e historisë së zonës.
E veçanta e Gjinarit është se ai dallon  për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër.
Krahas kënaqësisë, kur shkel në këto anë, një vlerë jashtëzakonisht të madhe ka Gjinari edhe si zonë kurative, sidomos për sëmundjet e mushkërive. Ajri këtu është i pastër e  plot oksigjen.
Gjinari dhe zona e Shpatit,veç natyrës së bukur,ka dhe një histori interesante të kulturës dhe traditës sonë.
Krahina Shpatit ka patur lulëzimin e saj më të madh në Mesjetë.
E dëshmojnë këtë jo vetëm numri i madh i objekteve të kultit, por edhe i kujdesit për to.
Kështu  kisha e Shën Kollit në Shelcan është  pikturuar nga Onufri  në vitin 1554. Piktura të tij ka edhe në kishën e Shënepremtes në Valësh, gjin2ku një faqe muri është e Onufrit.
Në mur pikturat shoqërohen me shkrime bizantine të asaj kohe.
Kostandini u martirizua  nga forcat osmane me prerje të kokës për idetë e tija përparimtare. Veç natyrës dhe historisë,pushuesi gjen në këtë vend edhe qetësinë e humbur në metropole.
Dje në Gjinar, pash shumë familjar të ardhur nga Elbasani, Kavaja, dëgjova të flitej në dialektin shkodran, tiranas, grupe të organizuar që vinin me linja të guidave turistike etj.
Kishte edhe disa të huaj që komunikonin  anglisht me personelin e shërbimit,pyesnin për gatimin,specialitetet vendase,rrugët,liqenet dhegjin4jetën që bënte komuniteti i zonës.
Një zonjë që vinte nga Gjermania, bëhej kurioze se si piqej mishi i qengjit në hell apo në disa metoda të tjera me furrë dheu.
Rakia e kumbullës dhe vera, ishin produkte të vet banorëve aty. Turizmi aty ishte kthyen në një biznes për produktet bujqësore dhe blegtorale.
Një mrekulli natyrore dhe historike pranë Tiranës, që duhet shfrytëzuar për fundjavat.
Ka natyrë të gjelbër, ajër të pastër,histori,kuriozitete,sporte alpine dhe një gastronomi bio për ta patur zili.  Gjinari është shumë afër. /a.g/
https://www.ata.gov.al/gjinari-nje-ore-larg-tiranes-nje-mrekulli-natyrore-qe-lakmohet-ne-fundjava/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate