07 novembre 2016

Shqipëria turistike do të prezantohet në panairin e CMT – Shtutgart 2017 me aktivitete outdoor qe ofron shqiperia.


turizmTIRANE,7 Nëntor / ATSH / – Në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë si “Partner Country” në panairin e CMT – Shtutgart 2017, Agjencia Kombëtare e Turizmit po përgatit një hartë për aktivitetet “outdoor”, si pjesë e materialeve promovuese për tu shpërndarë gjatë ditëve të panairit.
Duke marrë parasysh tematikën e këtij panairi këto materiale do të përbëjnë interes për vizitorët.
Për këtë arsye, sot u zhvillua një takim paraprak me subjektet, të cilat promovojnë turizmin e kamperave dhe kampingjeve që veprojnë në Shqipëri.
Ky takim u organizua me qëllimin mbledhjen e informacioneve të nevojshëm për tu përfshirë në këtë hartë. Gjatë takimit u diskutuan dhe problemet dhe kërkesat që kanë këto subjekte.
Ky takim ishte i rëndësishëm për shkak se ishte ndër të parët me këto subjekte dhe gjithashtu është pikënisje për krijimin e bashkëveprimeve dhe bashkëpunimeve të mëtejshme për të ardhmen.
Këto takime do të vijojnë dhe me subjekte të tjera outdoor.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/shqiperia-turistike-do-te-prezantohet-ne-panairin-e-cmt-shtutgart-2017/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate