TIRANË,7 Nëntor / ATSH / – Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është kthyer në një atraksion turistik për amatorët e natyrës dhe të sporteve malore.
Kjo fundjavë, ishte organizuar nga drejtuesit e AdZM-së të këtij parku, në një garë- guidë çiklistike me të rinj që manovrojnë biçikletat malore.
Gara nisi në Fushë Studen, Steblevë dhe përshkoi disa rrugë malore të zonës.
Kjo garë e çiklizmit amator malor,ishte e para që organizohej në këtë park.
Kjo garë e çiklizmit amator malor,ishte e para që organizohej në këtë park.
Morën pjesë çiklist profesionistë nga Tirana, Prishtina, Durrësi, Elbasani etj.
Pjesë e guidës u bënë dhe amator nga qyteti i Elbasanit,Librazhdit dhe fshatrave përreth.
Pjesë e guidës u bënë dhe amator nga qyteti i Elbasanit,Librazhdit dhe fshatrave përreth.
Takime dhe guida të tilla mes të rinjsh sportiest,i shërbejnë prezantimit të kësaj zone malore si një zonë atraktive për turizmin sportive.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/prezantim-i-turizmit-sportiv-me-nje-gare-ciklistike-ne-parkun-kombetar-shebenik-jabllanice/
Nessun commento:
Posta un commento