11 novembre 2016

Në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik u mbajt aktiviteti “Arritjet dhe e ardhmja e industrisë turizmit në Shqipëri”



15049747_10155274946064041_133957330_nTIRANË, 10 Nëntor /ATSH/ – Në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik u mbajt aktiviteti “Arritjet dhe e ardhmja e industrisë turizmit në Shqipëri”.
Takimi i mbajt fal kontributin 16-vjeçar të anëtarëve të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe, të Lord Watson of Richmond, i cili ka në patronazh Dhomën prej gati 10 vjetësh, të John Grogan si President Nderi i Dhomës, të Patrick Strong, drejtor i Dhomës
“Të martën u mbajt aktiviteti më i rëndësishëm në histori, për industrinë e turizmit shqiptar në Britani të Madhe”.  Ky është përkufizimi i këtij takimi nga Dhoma Shqiptaro-Britanike që suksesin e takimit e lidh ngushtë me kontributin 16-vjeçar të anëtarëve të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe, të Lord Watson of Richmond, i cili ka në patronazh Dhomën prej gati 10 vjetësh, të John Grogan si President Nderi i Dhomës, të Patrick Strong, drejtor i Dhomës, të stafit të përkushtuar në vite, në punën e tyre të përditshme, pa u lodhur.
Kjo arritje për vendin tonë dhe posaçërisht, për të ardhmen e turizmit shqiptar u bë e mundur në saj të bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, drejtorit të saj Ardit Çollaku, me ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko dhe stafin e tij, me atmosferën shumë bashkëpunuese në ministrinë e Ekonomisë, Turizmit nën drejtimin e Milva Ekonomi.
15033838_10155274946059041_1235391986_nDhoma e Tregtisë, Shqipëri- Britani e Madhe bashkëpunon ngushtë me institucione shtetërore, organizata partnere, në Shqipëri, Britani të Madhe si edhe nga vendeve të tjera. Me këtë rast dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë lartë-përmendurit si edhe pjesëmarrësit e tjerë ne takim: si Lord Harrison, Lord Bowness, Lord Maclennan, Madelene Moon, Kryetare e grupit të miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetin Ëayne David, përfaqësues të ambasadës të Kosovës në Londër , Elmaze Pireva,nga British Ekspertizë-Nigel Peters, Dhomat të tjera bilaterale në Londër, Shoqata Shqiptare – Britanike e avokateve, Brikena Muharremi -kryetare,investitorë britanike si John Palmer, Chaitanya Joshi, Ravirand Goonesena, Keith Reynolds, Derek Driver, Jaideep Mazmudar, Francoise Bernardon,Ibde, CFCC, përfaqësues nga komuniteti shqiptar intelektualet: Xhafer Krasniqi, Lavdrim Krrashi, Anton dhe Yllka Gjeta, Tony Kacubaj, Alban Bytyçi, Renis Gjoka, Alfred Kovaçi, Fiona Krasniqi, Adri Loloçi, Alba Peposhi etj”- thekson në deklaratën e tij, Presidenti i Dhomës Shqiptaro-Britanike, Zenel Hoxha.
Ky aktivitet, u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri -Britani e Madhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, ministrinë e Ekonomisë, Turizmit dhe sipërmarrjes, ambasadën e Shqipërisë në Londër, nen Kujdesin direkt te Lord Ëatson. Sipas deklaratës së Dhomës Shqiptaro-Britanike, në këtë aktivitet morën pjesë investitorë britanikë, operatorë turistike nga Shqipëria dhe Britania e Madhe, biznesmenë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe. Shqipëria mori pjesë në Ekspozitën e udhëtimeve dhe investimeve turistike në Exel Exhibition Centre( WTM), më madhja në botë e këtij lloji.
14996419_10155274946069041_1955541010_n“Stenda shqiptare në këtë ekspozite ishte organizuar si asnjëherë tjetër në këto 15 vite. Ajo është vizituar nga qindra pjesëmarrës dhe vizitorë. Komentet për turizmin shqiptar janë nga më të mirat, duke e konsideruar, vlerësuar vendin tonë si destinacioni bashkëkohor me interesanti në Europë. Operatoret tanë pjesëmarrës në ekspozitë kane prezantuar me profesionalizëm shërbimet e tyre, duke i bërë kështu një jehonë të madhe Shqipërisë turistike. Për këtë kanë meritë të gjithë institucionet e lartpërmendura, por dua të veçoj angazhimin profesional të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe drejtuesit e saj, të cilët po shpalosin aftësi profesionale, bashkëpunuese, me efekte të drejtpërdrejta si në cilësinë e pjesëmarrjes, po ashtu edhe të marketimit të Shqipërisë në këtë Ekspozite (ËTM). Aktiviteti në Dhomën e Lordëve si edhe pjesëmarrja e Shqipërisë ne ekspozitën e udhëtimeve ne Londër( WTM), konsiderohet si ngjarje e rëndësishme me shume efekte pozitive për te ardhmen e industrisë turizmit në vendin tonë”, përfundon deklaratën e tij Presidenti i Dhomës Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha. /gj.m/f.n/
https://www.ata.gov.al/ne-dhomen-e-lordeve-te-parlamentit-britanik-mbahet-aktiviteti-arritjet-dhe-e-ardhmja-e-industrise-turizmit-ne-shqiperi/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate