20 novembre 2016

Saçi i lakrorit në Voskopojë, gati të presë turistët dimëror


voskopojaTIRANË, 15 Nëntor / ATSH- N.Lena/ –  Voskopoja nuk është e bukur  vetëm në periudhën e verës, por më e bukur dhe piktoreske bëhet në dimër.
Peizazhi vjeshtor i saj, tashmë ia ka lënë vendin të hirtës dimërore pasi dimri tani ka mbërritur atje.
Ka rënë dhe bora e parë. Së shpejti kodrat e buta që e rrethojnë dhe luginat që zbresin ujin dhe borën nga lartësitë, do të zbardhojnë dhe  do të kthehen në pista të rrëshqitshme skishë.
Turistët dhe vizitorët e dimrit do të ngjiten atje për bukuritë natyrore, sportet e borës dhe kuzhinën tepër të veçantë të amvisave voskopojare.
Në dimër funksionon pista e skive dhe zhvillohen gara rajonale.
Në të janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate kombëtare.voskopoje12
Është një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror në Voskopojë.
Megjithatë, hoteleritë janë komode dhe të shumta.
Edhe shumica e shtëpive në Voskopojë,janë kthyer në bujtina për vizitorët dhe turistët e huaj.
Turizmi dimëror pothuaj ka trokitur dhe bujtësit preferojnë dhe një kuzhinë dimërore. Dhe në krye të kësaj kuzhine qendron petaniku i famshëm Korçarë.
Saçet janë meremetuar dhe janë gati ta pjekin. Voskopoja po pret.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/saci-i-lakrorit-ne-voskopoje-gati-te-prese-turistet-dimeror/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate