26 novembre 2016

Shqipëria vleresohet si një destinacion tërheqës dhe me kosto të ulët


skanderTIRANË, 24 Nëntor / ATSH / – Në udhëtimin e tij, David Farley, një shkrimtar udhëtimesh me qendër në Berlin dhe Nju Jork, në një shkrim special dedikuar Shqipërisë,  e përshkruan Shqipërinë si një nga kombet e vjetra të Europës, një ish- shtet komunist, i lirë e tërheqës.
“Tirana, kryeqyteti i saj, mund të kthehet fare mirë në një destinacion të ri për pushimet. Shqipëria, sikundër edhe më parë vende si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria apo Rumania, synon të anëtarësohet në BE. Ka shumë amerikanë që nuk mund ta gjejnë këtë vend në hartë, por ka shumë arsye se përse duhet të vizitohet”, shkruan ai.
Për fillestarët, Shqipëria është një vend i admirueshëm, qe gjendet në Europë. Ka shumë plazhe të pazbuluara dhe peisazhe malore. Në të ka edhe statuja të George W.Bush dhe Hillary Clinton”, thekson Farley.
Farley nuk lë pa përmendur gjatë shkrimit edhe kryeministrin e vendit, Edi Rama, të cilin ai e quan artist të kthyer në politikan, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë që në kohën kur ishte kryetar bashkie, me idetë e tij artistike të bera realitet. Këtu përmend pallatet me ngjyra, projekte të kohës së Ramës kur ishte në krye të Tiranës.tirana
Tiranën ai e quan disi të ngjashme me Romën. “Duke shëtitur nëpër rrugët e Tiranës kam menduar se i ngjan pak Romës. Rrugët, godinat janë pak a shumë të stilit Italian të viteve 1920″.
Por, në qender, të rinjtë duket se kanë “rimarrë” qytetin, veçanërisht në zonën e quajtur blloku. Me vështirësi gjeta një restorant qe shërbente ushqime që ishin të gatuara me stil tradicional dhe kuptova se shqiptarët ende besojnë se gjërat e huaja janë më të mira. Nëse ka diçka që njihet si tipike shqiptarë është byreku apo bakllavaja, por në fakt janë me ndikim turk”, thote  ai.
“Provova diçka 100% shqiptare dhe kuptova se e ardhmja e vendit mund të jetë me e mirë” , përfundon shkrimtari. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/shqiperia-vleresohet-si-nje-destinacion-terheqes-dhe-me-kosto-te-ulet/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate