TIRANË, 24 Nëntor / ATSH / – Në udhëtimin e tij, David Farley, një shkrimtar udhëtimesh me qendër në Berlin dhe Nju Jork, në një shkrim special dedikuar Shqipërisë, e përshkruan Shqipërinë si një nga kombet e vjetra të Europës, një ish- shtet komunist, i lirë e tërheqës.
“Tirana, kryeqyteti i saj, mund të kthehet fare mirë në një destinacion të ri për pushimet. Shqipëria, sikundër edhe më parë vende si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria apo Rumania, synon të anëtarësohet në BE. Ka shumë amerikanë që nuk mund ta gjejnë këtë vend në hartë, por ka shumë arsye se përse duhet të vizitohet”, shkruan ai.
Për fillestarët, Shqipëria është një vend i admirueshëm, qe gjendet në Europë. Ka shumë plazhe të pazbuluara dhe peisazhe malore. Në të ka edhe statuja të George W.Bush dhe Hillary Clinton”, thekson Farley.
Farley nuk lë pa përmendur gjatë shkrimit edhe kryeministrin e vendit, Edi Rama, të cilin ai e quan artist të kthyer në politikan, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë që në kohën kur ishte kryetar bashkie, me idetë e tij artistike të bera realitet. Këtu përmend pallatet me ngjyra, projekte të kohës së Ramës kur ishte në krye të Tiranës.

Tiranën ai e quan disi të ngjashme me Romën. “Duke shëtitur nëpër rrugët e Tiranës kam menduar se i ngjan pak Romës. Rrugët, godinat janë pak a shumë të stilit Italian të viteve 1920″.
Por, në qender, të rinjtë duket se kanë “rimarrë” qytetin, veçanërisht në zonën e quajtur blloku. Me vështirësi gjeta një restorant qe shërbente ushqime që ishin të gatuara me stil tradicional dhe kuptova se shqiptarët ende besojnë se gjërat e huaja janë më të mira. Nëse ka diçka që njihet si tipike shqiptarë është byreku apo bakllavaja, por në fakt janë me ndikim turk”, thote ai.
“Provova diçka 100% shqiptare dhe kuptova se e ardhmja e vendit mund të jetë me e mirë” , përfundon shkrimtari. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/shqiperia-vleresohet-si-nje-destinacion-terheqes-dhe-me-kosto-te-ulet/
TIRANE, 25 Nentor/ATSH/-Agjencia e njohur në promovimin e turizmit në botë, “Lonely Planet” i ka kushtuar një artikull të gjatë hapjes së muzeut Bunk’art2 në Tiranë, duke e cilësuar si një muze që hedh dritë mbi persekutimin politik të epokës komuniste shqiptare.
TEPELENE, 21 Nëntor /ATSH/ – Kompania brand e markës Amerikane “Patagonia” të prodhimit të veshjeve dhe dizajnit, përfshirë ndër 10-shet më të fuqishme të tregut botëror, ka zgjedhur të mbrojë dhe promovojë mjediset shqiptare dhe pikërisht lumin Vjosa si dhe luginën e Bënçës dhe të Kurveleshit në këtë fundjavë.
“Le të shpresojmë veç të tjerash që me këta miq të mrekullueshëm të mund të realizojmë disa nga objektivat tona, të cilat kanë në fokus zhvillimin e turizmit kulturës dhe trashëgimisë, e që më pas të sjellë drejtë banorëve atë që do të quhej magjia e ndryshimit të jetës sociale, ekonominë e gjithë zonës tonë”, thekson Bashkia e Tepelenës. /a.g/
TIRANË, 12 Nëntor / ATSH.N.Lena/ – Dimri po afron, i ftohti ka nisur, po ashtu dhe reshjet e para të deborës në lartësitë malore.
tradicional me saç, natyrë dhe ajër të pastër.
Peisazhi, lakrori tradicional dhe debora, e bëjnë Dardhën të veçantë.
TIRANË, 15 Nëntor / ATSH- N.Lena/ – Voskopoja nuk është e bukur vetëm në periudhën e verës, por më e bukur dhe piktoreske bëhet në dimër.
TIRANE, 17 Nëntor /ATSH/ – Ministria e Kulturës, bashkë me IMK dhe institucionet e tjera të trashëgimisë, është kujdesur që në bazë të vlerave që ruan Rehova, të krijojë një destinacion të veçantë për turistët, atë të “Rrugës së Portave”.
për Rehovën të krijohet i njëjti itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një jetë të re.
artit bizantin
të turizmit në zonën e Kolonjës.

Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.
TIRANE, 17 Nëntor /ATSH/ – Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore kanë aprovuar një financim prej 71 milionë dollarësh për Projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri.
Projekti shtrihet në një zonë të populluar nga 84.000 banorë ndërkohë që Jugu i Shqipërisë llogaritet të vizitohet nga 300.000 turistë në vit. Aktivitetet e projektit do të përfshijnë përmirësime urbane dhe infrastrukturore, restaurim të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e produkteve dhe tregut turistik.
TIRANË, 18 Nëntor / ATSH.N.Lena / – Shqipëria mund të krenohet edhe me turizmin malor dimëror, me ato zona që edhe për vet shqiptarët nuk njihet plotësisht, ndoshta për mundësitë e tyre ekonomike të deritanishme, po të preferuara tashmë dhe të vlerësuara nga të huajt.
Është fakt tashmë se kjo zonë po kthehet në një qëndër për turizmin malor natyror dhe kulturor.
sofistikuara të kuzhinave ndërkombëtare.
TIRANË, 10 Nëntor /ATSH/ – Në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik u mbajt aktiviteti “Arritjet dhe e ardhmja e industrisë turizmit në Shqipëri”.
Dhoma e Tregtisë, Shqipëri- Britani e Madhe bashkëpunon ngushtë me institucione shtetërore, organizata partnere, në Shqipëri, Britani të Madhe si edhe nga vendeve të tjera. Me këtë rast dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë lartë-përmendurit si edhe pjesëmarrësit e tjerë ne takim: si Lord Harrison, Lord Bowness, Lord Maclennan, Madelene Moon, Kryetare e grupit të miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetin Ëayne David, përfaqësues të ambasadës të Kosovës në Londër , Elmaze Pireva,nga British Ekspertizë-Nigel Peters, Dhomat të tjera bilaterale në Londër, Shoqata Shqiptare – Britanike e avokateve, Brikena Muharremi -kryetare,investitorë britanike si John Palmer, Chaitanya Joshi, Ravirand Goonesena, Keith Reynolds, Derek Driver, Jaideep Mazmudar, Francoise Bernardon,Ibde, CFCC, përfaqësues nga komuniteti shqiptar intelektualet: Xhafer Krasniqi, Lavdrim Krrashi, Anton dhe Yllka Gjeta, Tony Kacubaj, Alban Bytyçi, Renis Gjoka, Alfred Kovaçi, Fiona Krasniqi, Adri Loloçi, Alba Peposhi etj”- thekson në deklaratën e tij, Presidenti i Dhomës Shqiptaro-Britanike, Zenel Hoxha.
“Stenda shqiptare në këtë ekspozite ishte organizuar si asnjëherë tjetër në këto 15 vite. Ajo është vizituar nga qindra pjesëmarrës dhe vizitorë. Komentet për turizmin shqiptar janë nga më të mirat, duke e konsideruar, vlerësuar vendin tonë si destinacioni bashkëkohor me interesanti në Europë. Operatoret tanë pjesëmarrës në ekspozitë kane prezantuar me profesionalizëm shërbimet e tyre, duke i bërë kështu një jehonë të madhe Shqipërisë turistike. Për këtë kanë meritë të gjithë institucionet e lartpërmendura, por dua të veçoj angazhimin profesional të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe drejtuesit e saj, të cilët po shpalosin aftësi profesionale, bashkëpunuese, me efekte të drejtpërdrejta si në cilësinë e pjesëmarrjes, po ashtu edhe të marketimit të Shqipërisë në këtë Ekspozite (ËTM). Aktiviteti në Dhomën e Lordëve si edhe pjesëmarrja e Shqipërisë ne ekspozitën e udhëtimeve ne Londër( WTM), konsiderohet si ngjarje e rëndësishme me shume efekte pozitive për te ardhmen e industrisë turizmit në vendin tonë”, përfundon deklaratën e tij Presidenti i Dhomës Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha. /gj.m/f.n/
TIRANË, 11 Nëntor / ATSH / – Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Në anën perëndimore, mali bie thikë mbi muret shkëmbore. Ana veriore përbëhet nga shkëmbinj të thepisur.