30 ottobre 2015

Shqipëria prezantohet me Via Egnatia në Madrid të Spanjës


Në forumin e V-të të Intenerareve Kulturore dhe Turistike Europiane
Në forumin e V-të të Intenerareve Kulturore dhe Turistike Europiane
-AKB në forumin e V të Itinerareve Kulturore dhe Turistike Europiane-
TIRANË, 30 Tetor / ATSH / –  Në forumin e pestë të Itinerareve Kulturore dhe Turistike Europiane, një organizëm i Këshillit te Europës, i cili u mbajt në datat 29 dhe 30 tetor  në “NH Hotel e Palacio del Nunzio” në Aranjuez të Spanjës, për herë të parë Shqipëria u prezantua me projektin “Via Egnatia”, një intenerar historik i cili mund të kthehet në një produkt të rëndësishëm kulturor dhe turistik.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit mori pjesë për herë të parë në takimin e organizuar nga Këshilli i Europës në Madrid  mbi Itineraret Kulturore dhe Turistike Europiane, gjatë së cilit prezantoi edhe projektin “Via Egnatia” që mori pëlqimin e përfaqësuesve europianë._NPP2903
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare bën të ditur  se ky takim bën bashkë të gjithë administratorët dhe manaxherët e itinerareve turistike dhe kulturore të cilët tashmë janë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit europian.
Tare thekson se ndërkohë ka filluar krijimin dhe implementimin në terren të itinerarit turistik dhe kulturor të “Via Egnatia” i cili shum shpejt mund të bëhet pjesë e itinerareve kulturore europiane.
Gjatë forumit, u diskutuan mjaft tema ku njëra prej tyre ishte edhe ajo me titull “turizmi kulturor për dialog ndërkulturor dhe stabilitet”.
_AN_6519Ky forum gjatë punimeve dy ditore analizon tendecat e reja dhe sfidat politike, dhe bën të mundur realizimin e një paltforme për shkëmbimin e eksperincave, nëpërmjet diskutimit të praktikave profesionale dhe njëkohëshisht lançon edhe inicjativat e reja.
Fjala e hapjes u realizua nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gabriella Battaini Dragoni,  së bashku me Miguel Angel Recio Crespo, Drejtor i Përgjithshëm për Arteve të Bukura në Ministrinë e Arsimit, Kulturës dhe Sportit të Spanjës, dhe Colette Flesch, President i Institutit Europian të Rrugëve Kulturës (EICR) në Luksemburg.
/k.m/ /a.ghttp://www.ata.gov.al/shqiperia-prezantohet-me-via-egnatia-ne-forumin-e-v-te-te-itinerareve-kulturore-dhe-turistike-europiane-ne-spanje-332432.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate