20 ottobre 2015

Nisin punimet për rikonstruksionin e lotit të dytë të rrugës “Tamarë-Vermosh”


vermosh1TIRANË, 20 Tetor/ATSH/- Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rikonstruksionin e lotit të dytë të rrugës “Tamarë-Vermosh” rreth 14.4 km e gjatë, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, në kuadër të Programit të Përmirësimit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale.
Sipas burimeve nga FSHZH-ja, punimet pritet të zgjasin 16 muaj. Me rikonstruksionin e këtij loti përfundon edhe asfaltimi i plotë i aksit rrugor “Hani-Hotit-Tamarë-Vermosh” me gjatësi 60 km.
Përmes ndërtimit të kësaj rruge bëhet e arritshme një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, e cila ofron për vizitorët peisazhe impresionuese, vende pushimi dhe ushqime tradicionale, histori dhe mikpritjen e njohur të kelmendasve. Rruga lidh gjithashtu Vermoshin dhe fshatrat përreth, me Plavën e Gucinë në Mal të Zi./a.gjonaj//m.mhttp://www.ata.gov.al/nisin-punimet-per-rikonstruksionin-e-lotit-te-dyte-te-rruges-tamare-vermosh-327127.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate