
Ndalesa e parë ishte Qëndra e Informimit për vendet dhe objektet turistike të zonës. Një qëndër model për nga organizimi dhe paistjet për një guidë profesionale. Aty janë investuar 70 mije euro nga KfË. Gjithashtu, është investuar edhe në sinjalistikë dhe hapjen e shesheve të pushimit për mjetet që sjellin vizitorët.
Drejtori ADZM, Korҫë, Mihallaq Qirjo, tha për ATSH-në se ”janë përgatitur 14 guida turistike, ku udhëheqës të tyre janë banorë te zones. Paisja e këtyre guidave me udhërrëfyes të specializuar në fushat e mjedisit dhe të
historisë ne disa gjuhë të huaja, ka bërë që vizitorët e shumtë të mbeten të kënaqur me premtimin se do ta vizitojnë përsëri Prespën”. Me gjithë motin me shi, udhëtimi po vazhdon në ishullin e Maligradit ku ndodhen objekte kulti dhe dëshmi të historisë së një qytetërimi të vjetër. /a.kehttp://www.ata.gov.al/udhetim-ne-prespe-me-pjesemarresit-e-konferences-kombetare-te-turizmit-322851.html

Nessun commento:
Posta un commento