07 ottobre 2015

Konkursi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit( informohu mire para se te aplikoni ne PAAFTESINE e rradhes se ministrise per te bere spote promovuese me fondet perkatese ... Nuk eshte forme e drejte per te promovuar turizmin Shqiptarë.


Me temën “1 miliard turistë, 1 miliard mundësi”, Dita Ndërkombëtare e Turizmit synon këtë vit të nxisë vetë njerëzit të flasin rreth turizmit dhe potencialit të tij për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë. 

Duke qenë se Shqipëria është një vend me një potencial të madh turistik, ku gjenden gjithashtu dhjetëra vendndodhje të trashëgimisë kulturore, në portalin unik qeveritar e-albania organizohet një konkurs i cili do të përbëhet nga katër kategori: fotografi, pikturë, video dhe ese, të cilat do të kenë një temë të përbashkët: turizmin shqiptar. Fotografitë do të jenë të zhanrit artistik, të bëra gjatë udhëtimeve turistike në Shqipëri. Pikturat do të kenë në sfond zona turistike shqiptare. Videot do të jenë në formën e reportazheve të shkurtra, të realizuara gjatë udhëtimeve turistike në Shqipëri. Esetë do të jenë shkrime në të cilat do të reflektohet një eksperiencë mbresëlënëse apo një vështirësi me të cilën është ndeshur personi gjatë një udhëtimi turistik në Shqipëri.

Dërgimi i materialeve realizohet nëpermjet portalit qeveritar e-albania ose aplikacionit të dedikuar të e-albania në Facebook. Në konkurs do të kenë mundësi të marrin pjesë të gjithë përdoruesit e portalit e-albania. Përcaktimi i fituesve të secilës kategori do të realizohet përmes një votimi online, në faqen e portalit e-albania ku çdo përdorues i e-albania do të ketë mundësi të votojë një numër të kufizuar elementesh për çdo kategori.
....https://e-albania.al/konkursturizmi.aspx

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate