07 ottobre 2015

Vlorë /Publikohen për herë të parë fotografitë e skulptures së Ruperto Banterle, u gjet në Bestrovë


Fot e eeprës, fragmenteve dhe nënshkrimit pas monumentit të R.Banterle
Fot e eeprës, fragmenteve dhe nënshkrimit pas monumentit të R.Banterle
TIRANË, 7 Tetor /ATSH/  Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë, me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar disa fotografi me fragmente nga skulptura monumentale e gjetur në Bestrovë te Vlorës, vepra te skulptorit italian nga Verona, Ruperto Banterle (1889-1968). Specialistët e DRKK-Vlorë Ing. Agim Haxhiraj dhe N.Barjamaj, kanë menduar që në kuadrin e “Ditëve Europiane të Trashëgimisë” të publikojnë dhe dhurojnë fotografitë e një vepre  të veçantë realizuar nga skulptori italian Ruperto Banterle.
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Skulptori italian Ruperto Banterle (1889-1968) ka lindur në Verona dhe është student i mjeshtrit Scanzi të Akademisë së Arteve të Bukura të Gjenovës . Pas diplomimit shkoi në Paris për të studiuar skulptorët e mëdhenj, Auguste Rodin, Emile- Antoine Burdelle, Georges Minne, Constantin Meunier, Aristide Maillol dhe Medardo Rosso.
Në vitin 1914 ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore si ushtar në Vlorë, Shqipëri. Në këtë kohë ka realizuar këtë vepër në beton arme në të cilin duket qartë stili i veçantë i tij i ngjashëm me veprat që ka realizuar në Verona, kryesisht në Varrezat Monumentale të Veronës. Në vitin 1934 Bashkia e Veronës i ka propozuar dekorimin e Urës Garibaldi në të cilën janë vendosur disa statuja si ajo për udhëheqësin, për nënën dhe për bujqësinë, të punuar në gur.
Nënshkirimi pas veprës i R.BanterleKjo urë u hodh në erë nga Ushtria Gjermane gjatë tërheqjes.  Në vitin 1937 ka marrë pjesë në ekspozitën koloniale të Parisit ku tërheq vëmendje me bazorelievet e tij.
Jashtë vëndit ka realizuar fasadën e Katedrales së Khartoumit (Sudan), ku ekspozohen dy statuja të mëdha, Shën Marko dhe Shën Mateo, gjithashtu punime të tij gjenden në Fabrikën e Çelikut në Venezuelë dhe në qendër të kryeqytetit të Venezuelës është vendosur statuja e Heroit Kombëtar Simon Bolivari.
Pak më poshtë po ju paraqesim një kolazh me fotografi të disa prej punimeve dhe veprave të Ruperto Banterle
Fot e eeprës, fragmenteve dhe nënshkrimit pas monumentit të R.Banterle
Fot e eeprës, fragmenteve dhe nënshkrimit pas monumentit të R.Banterle
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Nënshkirimi pas veprës i R.Banterle
Nënshkirimi pas veprës i R.Banterle
Anelito Fuggente
Anelito Fuggente
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Autoportret
Autoportret
Fragmente nga vepra
Fragmente nga vepra
Manuela Tantini
Manuela Tantini
Nëna
Nëna
Nenshkrimi prapa monumentit
Nenshkrimi prapa monumentit
Relievi i te reneve
Relievi i te reneve
Statuja e S.Bolivarit, Venezuele
Statuja e S.Bolivarit, Venezuele
Ura Garibaldi, Verona
Ura Garibaldi, Verona
Varri Fiumi, varrezat monumentale, Verona
Varri Fiumi, varrezat monumentale, Verona
Varri Marchiori, Verona
Varri Marchiori, Verona
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Vepra e R.Banterle në Vlorë
Vepra e R.Banterle në Vlorë




















Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate