
Në fjalën e tij, Drejtori i Agjencise Kombetare te Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, u përqëndrua në rëndësinë turistike dhe mjedisore të këtyre zonave. Specialistë të fushave sollën detaje dhe shifra rreth arritjeve në menaxhimin e tyre. Kryesisht u diskutua për ruajtjen dhe miremenaxhimin e natyrës shqiptare dhe kryesisht në ato qarqe ku ajo përbën vlerë turistike dhe mjedisore.
Konferenca do të vazhdoje punimet gjatë ditës së sotme dhe nesër pjesemarresit do të jenë në Liqenin e Prespës për të parë nga afër zhvillimet dhe masat që duhen marrë për përmirësimin e kesaj zone në dobi të turizmit dhe mjedisit. /a.kehttp://www.ata.gov.al/mblidhet-ne-korҫe-konferenca-kombetare-e-turizmit-ne-zonat-e-mbrojtura-322321.html
Nessun commento:
Posta un commento