TIRANË, 5 Tetor /ATSH- N.Lena/ – Fundjavat e kanë kthyer Parkun Kombëtar të Divjakës në një vend shlodhjeje dhe vëzhgimi për vizitorët vendas dhe të huaj.
Këtë fundjavë, veç vizitorëve të shumtë vendas, pati edhe tri kampera me turistë lëvizës që vinin nga Franca. Pasi kanë përshkuar vijën bregdetare dalmate, ata qëndruan për disa orë edhe në Divjakë për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt jugut. Të befasuar nga natyra e bukur dhe popullimi i parkut me shpendë të rrallë, turistët francezë drekuan në një nga restorantet e shumtë që ndodhen në këtë park. Ata ndanë përshtypjet e tyre mjaft pozitive për natyrën, mikpritjen, gatimin tradicional dhe u larguan me premtimin se do të ktheheshin përsëri.
Administratorët e parkut konfirmojnë se janë të shumtë ata që vijnë këtu në fundjavë dhe në ditë të zakonshme, për të vëzhguar natyrën e egër. Tashmë jemi në fillimvjeshtë dhe flora që mbulon këtë park ka filluar të zverdhet. Peizazhi bëhet shumë piktoresk dhe tërheqës. Shpendët migratorë kanë filluar të kthehen dhe të dimërojnë në foletë e tyre të ngrohta, mundësi që ua jep klima e butë, pylli dhe laguna. Ata janë një objektiv shumë interesantë për kamerat dhe aparatet fotografikë.
Flamingot janë shtërgu i parë që po kthehen në lagunë si specia më delikate ndaj të ftohtit. Shërbimi në park ka bërë që ai të ruhet e të mirëmbahet.
Stafi është përgatitur me njohës të natyrës, historisë së zonës si dhe me biologë kompetentë që të flasin për faunën dhe florën që gjendet në këtë park, duke e komentuar atë në disa gjuhë të tjera për turistët e shumtë që e vizitojnë. Divjaka vizitohet për natyrën e saj të bukur./m.m/ http://www.ata.gov.al/kampera-me-turiste-franceze-vizitojne-parkun-kombetar-te-divjakes-320023.html

Nessun commento:
Posta un commento