03 ottobre 2015

Peisazhi shqiptar në ekspozitën e 12 piktorëve

Kopertina e katalogut Plein Air
Kopertina e katalogut Plein Air
TIRANË, 3 Tetor / ATSH / – Piktorëti Agron Dine, Agron Polovina, Arsen Kurti, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Qamil Prizreni, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Vangjo Vasili dhe Xheneta Kadillari do të vijnë të hënën e 5 tetorit ora 18:00, në Muzeun Historik Kombëtar në çeljen e ekspozitës “PLEIN AIR”.
Organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe Muzeu Historik Kombëtar grupimi i piktorëve peizazhistë me të njëjtin emër, do të sjellin në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar për të apasionuarit pas artit pamor, krijimtarinë e tyre në tablo pikture realizuar gjatë viteve  2014 – 2015.
Dymbëdhjetë artistët e grupimit “Artistët e Plein Air” me anën e kësaj ekspozite kanë si qëllim të prezantojnë vetëm tablo me peisazhin shqiptar.
Kryetari i këtij grupimi, piktori i njohur Buron Kaceli është shprehur për median se “natyra ka qenë dhe do të mbesë përherë objekt i artit dhe artisti si subjekt. Veprat që do të prezantojmë në këtë ekspozitë, do të mbesin si një pasuri e vlefshme në kuadrin e zhvillimeve artistike në vend dhe do të zënë një vend të rëndësishëm në panoramën e gjerë të artit tonë bashkëkohor kombëtar”, tha ai.
Ekspozita “Plein Air” e konceptuar vetëm për peisazhin do të sjellë një krijimtari të pasur në pikturë, ku secili artist do të prezantohet me punën që ka realizuar në natyrën shqiptare në Muzeun Historik Kombëtar, 5 tetor 2015.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 13 tetor.
/k.m//m.mhttp://www.ata.gov.al/peisazhi-shqiptar-ne-ekspoziten-e-12-piktoreve-319641.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate