TIRANË, 17 Tetor /ATSH/ – Parku Kombëtar i Malit te Tomorrit ka një sipërfaqe rreth 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigande. Bukuritë natyrore të parkut janë të pranishme në çdo stinë.
Parku ka vlera të vecanta per florën dhe faunën e tij. Me kontrollin rigoroz të pyjeve dhe ndalimin e dëmtuesve, gjithcka ka filluar të rigjallërohet e të bëhet një atraksion i vërtet për vizitorët dhe turistët. Në pyjet e Parkut Kombëtar të Tomorrit ka shumë dru të shpallur Monumente Natyrore si, Lisi i Çesmës së Prokopisë, Shpella e Kapinovës, Shpella e Shahinovës, Gështenjat e Mimasit, Lisi i Pashallisë, Rrapi i Lybeshës, Rrapi i Veleshnjës, Rrapi i Zhitomit, Ulliri i Drobonikut etj.
Por, në këtë qark ka dhe shumë monumente të natyrës që nuk e kanë marrë statusin akoma. Për këtë po punon Administrata e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Beratit, për vlerësimin dhe përcaktimin në terren të drurëve që do të propozohen për dhënie statusi si Monumente Natyre. Të evidentuar janë Lisi i Mbolanit, Lisi i Çukës, grumbulli i lisave në fshatin Velçan, ku në një sipërfaqe prej 150 metra katror ndodhen 22 lisa të llojit Shparth (Quercus frainetto). /a.ke/http://www.ata.gov.al/berat-azm-percakton-monumentet-kryesore-ne-parkun-natyror-326374.html
Nessun commento:
Posta un commento