28 ottobre 2015

Masivi i gështenjave në Tropojë, së shpejti shpallet “Zonë e Mbrojtur”


geshtenjatTIRANË, 28 Tetor / ATSH/ – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, duke vlerësuar vlerën ekologjike dhe atë ekonomike të masivit të gështenjave në Tropojë, po përgatitet që t’i jap statusin “Zonë e Mbrojtur” me qëllim mirëmenaxhimin e sipërfaqes së kultivuar me këtë frut.
Masivi i gështenjave të Tropojës, merr edhe vlerën e një parku turistik, ku shumë vizitor kurioz ngjiten drejt tij edhe për turizmin e natyrës, të sportit apo ekoturizmin.
Fruti i gështenjës është edhe një vlerë e shtuar në ekonominë e zonës ku rritet, dhe ka një vlerë  tepër të rëndësishëm për eksportin shqiptar.
Specialistët e mjedisit në këtë zonë shprehen se: ”do të bëjmë përpjekjet maksimale që ky frut, që konsiderohet i shenjtë për ne, të përpunohet edhe në Tropojë. Sepse është në interes të madh edhe të rritjes së punësimit edhe të rritjes së vlerës së këtij fruti nëqoftëse do të përpunohet këtu në Tropojë”.geshtenjat1
Rrethi i Tropojës ka masivin më të madh të gështenjave në Ballkan, duke u shtrirë rreth alpeve përmbi qytetin e Bajram Currit, bjeshkëve deri në Dragobi dhe vijon me masivin e vargmaleve të Shkelzenit deri në njësinë administrative të Lekbibajt.
Masivi i gështenjës në Tropojë zë një sipërfaqe mbi 2400 hektarë me rendiment mesatar rreth 40 kg për rrënjë. /a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate