20 gennaio 2017

Vlorë: Zonat e mbrojtura, një mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm

syri-i-kalterPor, jo vetëm kaq. Kjo zonë është vizituar herë pas here edhe nga delfini i zakonshëm (Delphinus delphis), delfini turishkurtër (Tursiops truncates), si dhe breshka e detit (Caretta caretta).
parku-detar-karaburun-sazanVLORE,  20 janar/ATSH-Harilla Koçi/.- Zonat e Mbrojtura në Qarkun e Vlorës vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ato përfaqësojnë në vetvete resurse të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore, që tërheqin në vazhdimësi turistë vendas dhe nga vende të tjera të botës.
Drejtoresha e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë, Lorela Lazaj, në një intervistë për ATSH-në bën një pasqyrë të tyre, evidenton vlerat dhe ndikimin që ato kanë në zhvillimin e turizmit.
Ajo tha se  që prej shkurtit të vitit 2015, Zonat e Mbrojtura në Qarkun Vlorë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 65.000 ha, administrohen dhe monitorohen nga Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlorw. Në to përfshihen, Parku Kombëtar Detar “Karaburun Sazan”, Parku Kombëtar “Llogara”, Parku Kombëtar “Butrint”, Peizazhi i Mbrojtur “Vjosë-Nartë”, Rezervati Natyror i Menaxhuar “Karaburun” dhe ai “Rrëzomë”. Për gati dy vite është punuar fort që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.
Drejtoresha e Zonave te Mbrojtura Vlore, Lorela Lazaj Foto Harilla KoçiLazaj thote se Parku Kombëtar Detar “Karaburun- Sazan” përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme edhe në drejtim të zhvillimit të turizmit. Mjafton të sjell në vëmendje faktin që, sezonin e kaluar veror ai u vizitua nga 15.000 turiste, për të kuptuar këtë dimension. Dhe po të vazhdoj me këtë argument, numrin më të madh të turistëve e kanë zënë ata shqiptarë me rreth 60 % dhe 40 % të huaj, pre të cilëve pjesa më e madhe italianë.
Ky park detar, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ofron alternativa turistike nga më të ndryshmet. Veçojmë këtu gjiret e mrekullueshme përgjatë vijës bregdetare ku përfshihen, Gjiri i Shën Vasilit, Gjiri i Shën Janit, Gjiri i Gramës, formacionet gjeologjike të veçanta dhe unike në llojin e tyre, të cilat kurorëzohen më shpellën e Haxhi Alisë, si një nga shpellat më të mëdha në territorin e Shqipërisë dhe me vlera historike dhe gjeologjike të jashtëzakonshme. Në këtë mjedis, peizazhet nënujore janë gjithashtu të një cilësie të jashtëzakonshme, me shkëmbinjtë, shpellat nënujore, shoqërimet e faunës dhe florës, dhe në disa vende të alternuara edhe  me mbetje arkeologjike. Dua të theksoj se, kjo është njëkohësisht edhe zona më e mirë dhe më mbresëlënëse e bregdetit shqiptar, ku ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë për zhvillimin e veprimtarive argëtuese, por jo vetëm, detare, si ato të zhytjeve me bombolë oksigjeni/scuba diving. Parku vletrësohet si një vendbanim për një numër të konsiderueshëm llojesh të rralla, të rrezikuara dhe të kërcënuara të faunës dhe florës në shkallë globale, rajonale dhe kombëtare. Numërohen të paktën 36 lloje detare, të cilat janë me rëndësi ndërkombëtare dhe që i përkasin listave të llojeve të rrezikuara dhe/ose të mbrojtura nga disa konventa, të cilat janë të pranishme në zonën Karaburun-Sazan.
Sipas saj, vetë administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë ka mundësuar zhvillimin dhe hartëzimin e shtigjeve për ecje në natyrë, si edhe shtigjeve nënujorë, përgjatë të cilëve mund të shijohen të gjitha bukuritë peizazhike dhe të biodiversitetit të zonës. Krahas kësaj, në bashkëpunim edhe me OJF, kanë nisur  procedurat për rregjistrimin dhe monitorimin e faunës në këto zona. Në bashkëpunim me UNDP, në Rradhime, pranw  Qëndrës së Peshkimit ne kete zone,, shumë shpëjt do të përfundojë ndërtimi i qëndrës së informacionit. Kjo qëndër do të jetë plotësisht në funksion të turistëve që do të vizitojnë Parkun Kombëtar  Detar dhe do të ofrojw një zyrë per administratën menaxhuese të parkut detar dhe mjedis te hapur shumwfunksional, për pasqyrimin dhe shpërndarjen e informacioneve mbi parkun dhe zonat e tjera të mbrojtura.
Ne intervisten e saj, Lazaj sqaron se më në jug të Shqipërisë gjendet Parku Kombëtar i Llogarasë.  Ky park, me klimën e tij të pastër dhe bukuritë natyrore që ofrojnë faqet me pisha të formave nga më interesantet, si dhe falë ndikimit të erës, është i veçantë për faktin se ofron kushtet për një turizem gjithëvjetor. Në këtë park veçojnë elementë të tillë si Monumenti i Natyrës, “Pisha flamur”, që ndodhet në pjesën veriore të tij. Në parkun Llogara ka përfunduar ndërtimi i ekspozitës së turistëve e cila do të konsistojë në presantimin e vlerave naturore dhe turistike me të rëndësishme dhe më përfaqësuese të parkut, me qëllim imformimin dhe edukimin. Praktikisht, kjo ekspozitë do të jetë një përmbledhje e vlerave natyrore dhe turistike të parkut.
Një destinacion shumë i rëndësishëm turistik për sezonin veror 2016, ka qënë Monumenti i Natyrës “Syri i Kaltër”. Vetëm për sezonin që lamë pas, ky monument natyre është vizituar nga 28.521 vizitorë. Ndërkohë që Parku Kombëtar i Butrintit ka numëruar 126.563 vizitorë. Shumë interes kanë shfaqur edhe monumente të tjera të natyrës si “Kanionet e Gjipesë”( kryesisht nga të apasionuarit për climbing dhe hiking), “Përroi i Palasës”, Ishujt e Ksamilit, Pylli i Zvërnecit etj. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/vlore-zonat-e-mbrojtura-nje-mundesi-per-zhvillimin-e-turizmit-te-qendrueshem/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate