
Pavarësisht temperaturave nën zero, Korça sërish mikpriti shumë turistë, ku sipas të dhënave nga Shoqata e Hoteleri-Turizmit, kërkesat për pronotime kanë qenë të shumta dhe në ditët e fundit të vitit nuk mund të gjejë asnjë dhomë bosh.
Korça është një nga atraksionet turistike të fund vitit për shqiptarët. Ftohtë por restorantet dhe lokalet e qytetit ofruan netë magjike me ngrohtësi për festat e fundvitit.

Pista e patinazhit e vendosur në qendër të qytetit tërhoqi shumë qytetarë por edhe turistë. Vetëm në ditën e parë të vitit 2017 në këtë pistë kanë rrëshqitur rreth 400 persona, kryesisht qytetarë që zgjodhën Korçën për të kaluar natën e ndërrimit të viteve./a.gjonaj/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/qyteti-i-serenatave-u-pushtua-nga-turiste-vendas-e-te-huaj/
Nessun commento:
Posta un commento