TIRANË, 20 Janar / ATSH / – Përmeti, tashmë një Zone e Mbrojtur Historike, është në qendër e rëndësishme e zhvillimit të turizmit në pjesën jug-lindore të vendit.
Veç natyrës së bukur, ky qytet dhe zona rreth tij ofrojnë një mundësi për turizmin natyror, kulturor, sportiv dhe atë të kulinarisë.
Zona e Mbrojtur në pjesën më të madhe përbëhet nga një zonë e gjelbër kryesisht në kodrën e Bolëngës, qe është një zonë e qytetit me potencial të madh arkeologjik, përfshin edhe kalanë e Bolëngës si dhe disa banesa të ndërtuara në periudha të mëvonshme, me të cilat plotësohen me mirë vlerat e Qendrës Historike dhe krijohet një kalim i butë prej saj drejt pjesëve të planifikuara për ndërtime të reja. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/ne-permet-mund-argetohesh-ne-cdo-stine/
Nessun commento:
Posta un commento