23 gennaio 2017

Kanionet e Holtës, turizëm në çdo stinë

holta2TIRANË, 20 Janar / ATSH- N.Lena/- Kanionet e Holtës, që ndodhen në lumin me të njëjtin emër Holta në Gramsh, nisin shtrirjen nga fshati Bardhan deri në fshatin Kobash, me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lartë deri në 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m., shfrytëzohen për turizëm natyror dhe sportiv në çdo stinë.
Në shpatet e thepisura në rrjedhën e tij, gjenden shumë shpella karstike që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive.
Kjo rrjedh lumore gjendet në zonën e Gramshit dhe mungesa e zhvillimit të infrastrukturës rrugore e mban të izoluar këtë atraksion turistik tepër interesant në qendrën gjeografike shqiptare.
Veç lumit me kanionet e mrekullueshëm të tij, në shpatet malore të kësaj zone gjenden pyje me drurë të rrallë si, panja, bredhi, pisha si dheholta4mjaft specie të rralla kafshësh dhe shpendësh.
Këto pyje janë edhe habitati i ariut të murrmë, një specie gati në zhdukje prej gjuetisë së paligjshme që ushtrohet akoma.
Një investim në fushën e turizmit në infrastrukturën dhe rrjetin rrugor të kësaj zone, veç të tjerash do të sillte dhe një zhvillim të përhershëm ekonomik, jo vetëm nga turizmi, por edhe atë bujqësor e blegtoral.
Pushteti lokal dhe shoqëritë turistike duhet ta shohin me përparësi këtë atraksion turistik dhe të nisin investimet në hoteleri, kampingje, bujtina dhe ta reklamojnë në rrjetet sociale dhe ato mediatike.OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Kanionet e lumit të Holtës, vizitohen duke u nisur nga Gramshi-Bardhan-Kabash, një rrugë e vështirë për makinat me një gjatësi rreth 18 km.
Kjo zonë dhe kjo rrjedhë lumore është një atraksion turistik për pasionantët e natyrës dhe aventurës.
Shkrirja e deborës dhe ngrohja e motit, bëjnë që këto kanione të shfrytëzohen për sportin e raftingut.
Agjenci të ndryshme turistike ofrojnë shërbime drejt këtij destinacioni, duke i shoqëruar ato me guidatore njohës të zonës dhe të historisë.  /a.ke/
https://www.ata.gov.al/kanionet-e-holtes-turizem-ne-cdo-stine/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate