
Edhe pse janë premtuar investime dhe rregullime, ajo vazhdon të rrënohet akoma më shumë, duke sjellë dhe rrezik për vizitorët.
Në shkatërrimin e kësaj ure ka ndikuar ngritja e nivelit të ujit të Lagunës së Nartës, si dhe uji i kripur që ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë në vitet ‘90, është investuar vetëm një herë nga Qarku i Vlorës para dy vitesh.
Sot, çdo vizitor i cili do të shkojë në Manastirin e Zvërnecit, ku ndodhet dhe Kisha e Shën Mërisë, i duhet të bëjë një pagesë prej 200 lekësh për të kaluar në bregun tjetër me varkë.
Përveçse urës që tashmë është totalisht e amortizuar, në rrezik është edhe Kisha e Shën Mërisë, në të cilën kollonat mbajtëse janë holluar aq shumë sa rrezikon shembjen.
Por, lajmi i mirë vjen nga Bashkia e Vlorës,e cila ka prezantuar një projekt, që bënë të mundur zgjidhjen e përherëshme të lëvizjes drejt ishullit dhe monumenteve kulturore që gjenden në të.
Ky projekt duket tepër interesant dhe funksional.
/f.n
https://www.ata.gov.al/nje-projekt-i-ri-per-riberjen-e-ures-ne-manastirin-e-zvernecit//
Nessun commento:
Posta un commento