20 gennaio 2017

Në Valbonë mund të pushosh edhe në dimër nen petkun e bores se bardhë dhe mikpritjes alpine shqiptare

valbonaTIRANË, 20 Janar / ATSH / – Lugina e Valbonës, pranë qytetit të Bajram Currit, është një destinacion shumë i vizituar.
Shtrihet mes majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare.
Të bësh një udhëtim në dimër në Luginën e Valbonës, është një mrekulli shpirtërore përsa u përket emocioneve  që të ofrojnë peisazhet e saja.
Në mbrëmjet e bujtinës, mitet e zonës do t’i kesh këmbëkryq pranë të zotit të shtëpisë. Gatimet e veçanta tradicionale, ku vendin kryesor e ze mishi i pjekur, turshitë vendase, gështenja, mbretëresha e zonës, si dhe  zjarri në oxhak e çifteli me këngë epike e lirike.valbona1
Ato janë të bukura dhe mbresëlënëse.
Të pasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, që të magjeps me pasurinë natyrore.
Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt, por edhe nga mjaft shqiptarë, të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore.
Agjencitë turistike të krijojnë komoditet në udhëtimet e fundjavës. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/ne-valbone-mund-te-pushosh-edhe-ne-dimer/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate