13 gennaio 2017

Dajti vazhdon të presë turistë edhe në këto ditë të ftohta

dajtiTIRANË,12Janar/ATSH.N.Lena/.-Ditët e ftohta me borë e ngricë, nuk kanë penguar aventurierët sportivë të borës dhe lartësive, të ngjiten në Malin e Dajtit dhe të argëtohen me peizazhin dhe sportet dimërore.
Agjencitë e udhëtimeve vazhdojnë me ofertat e tyre drejt këtij destinacioni turistik,duke shfrytëzuar edhe mundësinë që të jep transporti rrugor.
Rrugët për në Dajt janë të hapura, të trajtuara me kripë dhe skorje, gjë që lejon qarkullimin e mjeteve familjare dhe turistike të udhëtojnë drejt tij  dhe pikave turistike që  ofron. Dajti, mali më karakteristik jo vetëm i kryeqytetit por i tërë sipërfaqes shqiptare. Prej vitesh ai dallohet për larminë turistike. Shumë vizitorë shkojnë për të shijuar turizmin, sportet që ofrohen, shëtitjet me teleferik apo kuzhinën  tradicionale.
Mali i Dajtit është quajtur “ballkoni i Tiranës”, për pamjen e bukur që të fal në çdo stinë të vitit.dajti5 Parku Kombëtar i Dajtit zë një sipërfaqe prej 3300 hektarësh dhe është destinacioni më i frekuentuar ditor i kryeqytetasve por edhe i vizitorëve të shumtë.
Një nga parqet më të mëdhenj kombëtarë të Shqipërisë, ai bëhet gjithmonë objekt vizitash edhe për ata që në Tiranë nuk vijnë për turizëm po për punë ose aktivitete të ndryshme.
Në Dajt mund të vizitohen edhe disa monumente të natyrës si Shpella e Zezë që ndodhet në grykën e Skoranës, pranë fshatit Pëllumbas. Njihet dhe me emrin “Shpella e Pëllumbasit”.
Është shpellë karstike,sepse është e banuar që prej paleolitit e në mesjetën e hershme. Është e gjatë 360 m, 10-15 m e gjerë, 15-45 m e lartë, e mbushur me shumë stalaktit, stalagmite, kolona, që dallohen për një bukuri të rrallë.
dajti1Po kështu edhe Shkalla e Tujanit dhe gjendet në luginën e lumit të Tiranës.
Përfaqëson një kanion rreth 1,2 km të gjatë, 20-50 m të gjerë dhe 200-300 m të thellë , me guva e shpella karstike të paeksploruara. Përgjatë saj kalonte rruga antike Tiranë-Dibër e Madhe dhe më tej.
Ka vlera gjeomorfologjike didaktike, kulturore, turistike. Vizitohet sipas rrugës Tiranë-Brar-Zall Dajt. Karsti i Malit me Gropa. Gjendet në lindje të vargut malor Krujë-Dajt, në kreshtën tepër të karstëzuar të Malit me Gropa. Është peizazhi më klasik i karstit në Shqipëri.
Emri i malit lidhet me gropat, hinkat, puset e dendura karstike, që ngjasojnë me hojet e bletëve. Ka shumë kullota e livadhe cilësore. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike didaktike, turistike. Vizitohet sipas rrugës Tiranë-Dajt-Bizë.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/dajti-vazhdon-te-prese-turiste-edhe-ne-keto-dite-te-ftohta/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate