13 gennaio 2017

Kryqi në Qafë Thore, që ndanë Thethin nga Boga, simbol i dimrit të ashpër

kryqiTIRANË, 11 Janar / ATSH-N.Lena / – Ky kryq dhe kjo Qafë Mali e ftohtë, ndajnë Thethin nga Boga.
Të shkosh në Theth këto ditë është mjaftë e vështirë.
Por edhe në Thethin e bukur të stinës së verës dhe të izoluar në ditë dimri, ka jetë.
Kurioz dhe aventurier të stinës së bardhë, vazhdojnë ta vizitojnë edhe në këto ditë të acarta.
Sigurisht, me vështirësi, dhe  pengesa kryesore është infrastruktura rrugore, që në shumë zona është gati e pamundur gjatë stinës së dimrit.
Thethi është vend i bukur për t’u vizituar edhe në dimër, por është shumë vështirë për të shkuar atje, sepse nga Qafë Thore deri në Theth, janë 12 km rrugë tepër te vështira dhe kalohet me mjete të larta, fuoristrada, pasi në këto kilometra të pa asfaltuara nuk futen mjetet e pastrimit të borës.Kështu që vizitori me mjete normale nuk ngjitet dot në këto ditë.
Turizmi malor duket se është shndërruar  në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.kryq1
Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror.
Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dhe aventurave dimërore, peizazheve dhe natyrës së bukur.
Destinacionet më perfekte për të provuar një aventurë të tillë, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë, mundësitë infrastrukturore që deri diku janë të përballueshme në mënyrë normale, janë edhe Razma e Boga, në veri të vendit mbi Shkodër.
Ata që nuk arrijnë dot të shkojnë deri në Theth për arsye të rrugëve dhe borës,qëndrojnë në Bogë apo deri në Qafë Thore, ku një kryq i madh prej druri ndanë dy kufijtë, atë të Bogës me atë të luginës së Thethit ku dhe rrugët janë mjaftë të vështira.
kryq3Ky kryq,këto ditë është mbuluar nga bora dhe akulli dhe për çudi erërat e forta të kësaj qafe,i kanë dhënë formën e flamurit.
Vizitorët në një rrugë të shtruar dhe të pastruar nga bora, arrijnë deri në Bogë dhe aty ka hoteleri dhe hane apo shtëpi që presin turistët.
Aventurat në natyrë dhe kurioziteti historic i kësaj zone, janë çlodhëse dhe relaksuese.
Boga është një fshat i vendosur në një luginë 950 m mbi nivelin e detit, i rrethuar nga Alpet. Bukuria, pasuritë natyrore dhe kulturore të këtij fshati u lënë mbresa çdo vizitori.
Shumë studiues apo kalimtare të huaj kanë shkruar për të, një nga të cilët është dhe Mary Edith Durham, që e përmend këtë fshat në librin e “Brenga e Ballkanit”.
Inxhinieri italian, Piero Ghiglione, që vizitoi Bogën në vitet 1942, e quan atë “kryevendi” përsa i takon ngjitjeve në mal.kryq4
Sipas gojëdhënave, Boga ishte emri i djalit të dytë të Kelmecës të parit të  Kelmendit.
Nga djali i dytë rrodhi fisi i vogël i Bogës, i cili bënte pjesë në Fisin  e Kelmendasve.
Deri në shekullin e XVII ky fshat ka qenë pjesë e Kelmendit, duke qenë një ndër katër bajraqet e tij.
Në trojet e Bogës janë gjetur dëshmi arkeologjike të vendbanimeve  të hershme Ilire të shek. II-III. Shpella e Madhe, afër qendrës së banuar, është një dëshmi e hershmërisë së jetës në Bogë.
Boga është vendi ideal për amatorët dhe profesionistët e speleologjisë.
kryq2Këtu gjendet shpella të shumta  për vlerat e tyre historike.
Në qendër të fshatit  ka dhe një kishë që  i kushtohet Shën Mhillit, që njihet si kryeëngjëlli mbrojtës i miqve.
Festa e Shën Mhillit festohet më  28 shtator.
Mikpritja  e malësorëve të  Bogës është një traditë e ruajtur prej shekujsh.
Këtu keni mundësi të akomodoheni në disa shtëpi pritëse mjaft komode, të ushqeheni në restorantet e fshatit, të provoni gatimet tradicionale si, mishin e fërlikut, jardunin e deles, djathin e zier, kaçamakun, patatet në kaki etj.
Biznesi i turizmit të dëborës është i gatshëm çdo ditë që të pres vizitorët e shumtë që preferojnë këto lartësi të ashpra malore.
Më kurioz për këto vende të ashpra, janë vizitorët nga Europa Veriore.  Ata nuk mungojnë në çdo stinë.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/kryqi-ne-qafe-sore-qe-ndane-thethin-nga-boga-simbol-i-dimrit-te-ashper/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate