13 gennaio 2017

Ujëvara e Sotirës, ose ”Niagara e Vogël”, ka ngrirë

sotir1TIRANË, 12 Janar / ATSH-N.Lena/ – Shumë pranë Tiranës ndodhen disa destinacione turistike që tërheqin vizitorë të huaj dhe vendas edhe tani në periudhën e dimrit.
Një nga perlat e natyrës shqiptare që ka nisur të eksplorohet dhe që ndodhet jo larg  kryeqytetit është dhe Ujëvara e Sotirës.
Ajo ndodhet rreth 60 km larg Tiranës dhe 16 kilometra larg Gramshit.
Kjo ujëvarë mjaft e bukur e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet.
Ky fshat dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.
Ujëvara ka një  lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorrit.sotira
Ka një bukuri mahnitëse që tërheq shumë vizitorë nga Shqipëria, por edhe nga bota, turistë që janë kurioze pas natyrës.
Pothuajse çdo fundjavë drejt këtij spetakli natyror angazhohen agjenci turistike që kundrejt një pagese të leverdisshme krijojnë mundësinë dhe komoditetin për ta vizituar këtë ujëvarë.
Ajo është e vizitueshme edhe në këtë periudhë dimërore ku spetaklet akullnajore që e kanë përfshirë, janë befasuese. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/ujevara-e-sotires-ose-niagara-e-vogel-ka-ngrire/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate