19 gennaio 2017

Ekspozitë me foto të Alpeve shqiptare në Zilina, Sllovaki

fototTIRANË, 18 Janar /ATSH/ – Një ekspozitë me fotografi të natyrës nga Alpet Shqiptare, konkretisht nga Lumi i Gashit dhe Curraj i Epërm Tropojë, është hapur në Zilina-Sllovaki.
Ekspozita fotografike është organizuar nga studentë dhe pedagogë të Universitetit të Pragës – Fakultetit i Shkencave të Natryrës, të cilët verën e kaluar vizituan këto dy zona për qëllime studimore.
Një ekspozitë e ngjashme do të hapet së shpejti edhe në kryeqytetin çek, Pragë.
Natyra e bukur shqiptare shpeshherë është bërë objekt për kamerat dhe aparatet fotografik të turistëve të huaj apo të mediave prestigjoze në botë, që kanë patur mundësinë të vizitojnë Shqipërinë turistike./m.m/
https://www.ata.gov.al/ekspozite-me-foto-te-alpeve-shqiptare-ne-zilina-sllovaki/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate