16 gennaio 2017

Drejt Voskopojës për një fundjavë me aventura në dëborë

voskopoja5TIRANË, 16 Janar / ATSH-N.Lena / – Sezoni i turizmit dimëror, vazhdon edhe në këto ditë tepër të ftohta dhe me borë të shtuar.
Aventurierët e sporteve dimërore dhe kurioz të natyrës së bardhë, ngjiten në vende ku mundësohet argëtimi në pista bore, si në Voskopojë apo Dardhë.
Biznesi privat i këtyre zonave është në gatishmëri dhe në aktivitet të përditshëm.
Pengesa kryesore drejt këtyre qendrave argëtuese, mbetet deri diku  infrastruktura rrugore, që në shumë vende vështirësohet mjaft nga akulli dhe bora.
Turizmi malor duket se është shndërruar  në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.
Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh, apo sporteve dimërore, peizazheve dhe natyrës së bukur.
Voskopoja nuk është e bukur  vetëm në periudhën e verës, por më e bukur dhe piktoreske bëhet në dimër.voskop1
Turistët dhe vizitorët e dimrit  ngjiten çdo fundjavë atje, për bukuritë natyrore, sportet e borës dhe kuzhinën tepër të veçantë të amvisave voskopojare.
Pista e skive është e frekuentueshme dhe koha për ski është e përshtatshme.
Është një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror në Voskopojë.
Në këtë vend me një histori të veçantë, nga ku ka nisur dhe qytetërimi i modernizimit të shoqërisë sonë, ku janë shfaqur zejet e para moderne me stampën”Made in Voskopoja”.
voskopAty dolën mjeshtrat e zejeve që konkurruan në botën modern me prodhimet e tyre.
Një turist në Voskopojë, krahas shëtitjeve në natyrë apo të rrëshqasin me ski, mund të njihet dhe me historikun e 24 kishave që gjenden në këtë vend.
Po kështu, hoteleritë janë komode dhe të shumta, duke shfrytëzuar dhe banesat e vendasve, që tashmë janë kthyer në bujtina pritëse për vizitorët.
Bujtësit preferojnë dhe një kuzhinë dimërore, që në Voskopojë e gjejnë megjithë origjinalitetin e saj.
Dhe në krye të kësaj kuzhine qëndron petaniku i famshëm Korçarë.voskopoja6
Nën saçet e amvisave voskopojare, veç të tjerave ka dhe një petanik apo lakror siç e quajnë vendasit.
Agjenci të ndryshme turistike, udhëtojnë çdo ditë në drejtim të Voskopojës apo Dardhës.
Një fundjavë në Voskopojë, kalohet këndshëm.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/drejt-voskopojes-per-nje-fundjave-me-aventura-ne-debore/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate