27 febbraio 2016

Zhvillimi rural i Tropojës nëpërmjet resurseve natyrore


Gjon Neçaj26 SHKURT 2016 - 21:00

Përsa i përket pemëtarisë, bashkia Tropojë është e njohur për mollën gjylalle, kumbullën tropojane dhe gështenjën. Për prodhimin e mollës dallohen njësitë vendore të Tropojës, Llugajt dhe Bujanit. Për prodhimin e kumbullës dallohen komunat e Bujanit, Tropojës, Llugajt dhe njësia qendër.  Masivet e gështenjës shtrihen thuajse në të gjithë Tropojën, në toka relativisht jo-produktive. Për prodhimin e saj dallohen komunat e Bujanit, Lekbibajt, Tropojës dhe Margegajt. Bashkia Tropojë ka masivin më të madh të gështenjave jo vetëm  në Shqipëri por edhe në Ballkan. Ky masiv shtrihet në 2000 hektarë dhe numëron më shumë se 190.000 rrënjë.

 
Mbledhja dhe tregtimi i gështenjës është një nga burimet kryesore të të ardhurave për ekonominë lokale. Sipas të dhënave , vetëm gjatë vitit 2014 janë gjeneruar më shumë se 3 milionë euro të ardhura nga shitja e gështenjave. Duhet theksuar se tregtimi i gështenjës bëhet kryesisht si frut i sapo mbledhur,i papërpunuar dhe shumë pak i përpunuar. Ai eksportohet jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, Austri dhe Turqi. Tropoja nuk ka kapacitetet për përpunimin e gështenjës. Për mungesë financimi, nuk disponohet fabrikë  për të bërë përpunimin industrial agro-ushqimor të frutit të gështenjës.
 
Lidhur me përpunimin e frutave të tjerë, Tropoja  ka pasur fabrika për përpunimin e tyre në të kaluarën, si furrat për tharjen e kumbullave dhe fabrika për konservat e frutave, të cilat tashmë nuk ekzistojnë prej një çerek shekulli.
 
Pas viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, ka patur dëmtime të sipërfaqeve të mbjella me kumbull për shkak të mungesës së shërbimeve dhe të problemeve të pronësisë. Vitet e fundit  vihet re një tendencë e rritjes se sipërfaqeve të mbjella me dru frutorë.

Përdorimi aktualisht i farërave dhe i fidanëve është i bazuar në tregun lokal. Tregtarët e pikave të shitjes kanë bërë përpjekje për të sjellë në treg prodhime të garantuara. Çmimet e shitjes për disa fermerë janë të pa arritshme për t’i përballuar. Mungesa e institucioneve financiare që mund të japin kredi të favorshme për fermerët, ka ndikuar në zhvillimin e produkteve bujqësore.

Kryesisht për shkak të largësisë dhe terrenit, transporti i produkteve bujqësore drejt qendrës së zonës është i kushtueshëm për një pjesë të madhe të fermerëve nga fshatrat e largëta.
 
Pyjet dhe bjeshkët e Tropojës janë të pasura në bimë medicinale. Këtu gjenden rreth 186 lloje bimësh mjekësore, prej të cilave më e rëndësishmja është boronica . Bimë të tjera janë dëllinja e zezë, molla e egër, trëndafili i egër, aguliçja, lulet e blirit,lule shtogu, salepi, sanza, lule basani, sherebela, rrënjët e hithrës, kokrrat e shtogut, trumza, rigoni, bar pezmi njëmijë gjethëshe, kamomili, thundërmushka, kulumbria, mëllaga, zhumbricat, shpatorja, ushejza pa kërcell, etj.
 
tropoja pyll

Boronica rritet në kullotat alpine në rreth 1800-2000 metër lartësi. Çdo vit mblidhen afërsisht 70 tonë boronicë e thatë me çmim nga 1,500-2,000 lekë/kg. Ndër bimët e tjera medicinale që mblidhen dhe tregtohen  janë dëllinja e zezë (rreth 40 tonë/vit), trendafili i egër (rreth 20 tonë/vit) dhe molla e egër (rreth 30 tonë/vit).
 
tropoja pyll

Aktualisht bimët medicinale mblidhen kryesisht nga banorët e fshatrave në territoret e të cilëve ato rriten. Ato grumbullohen nga tregtarë lokal dhe të tjerë. Shpesh grumbullimi i tyre bëhet nga tregtarë të pa licencuar. Tropoja nuk ka kapacitet për përpunimin e bimëve medicinale. Kryesisht ato shiten në gjendje të njomë dhe me çmime shumë të ulëta (për shembull  boronica shitet  kryesisht tek tregtarët nga Kosova, e njomë me rreth 1 euro/kg, ndërkohë që çmimi i saj i thatë është të paktën 10 herë më i lartë. Arsyeja kryesore është sepse në Tropojë nuk ka kapacitet për tharjen e saj. Sidoqoftë  bimët medicinale janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin familjar për shumë familje në Tropojë dhe mund të jenë një sektor i rëndësishëm në të ardhmen duke shtuar sasinë dhe nivelin e përpunimit.
 
tropoja pyll

Njëherazi Tropoja është e njohur edhe për bletrainë. Është i njohur në mbarë vendin ,madje dhe jashtë mjalti i Zogajve (Bytyçit) dhe i gështenjës (Krasniqe ).Njësitë vendore të Bytyçit dhe Tropojës kanë numrin më të madh të zgjojve të bletës,përkatësisht 26 dhe 24 përqind e numrit të përgjithshëm në zonë dhe 27 përqind të prodhimit të përgjithshëm.
 
Zona e Tropojës ka 6800 zgjua me prodhim mesatar  9 kg me gjithsej  61 tonë në vit,me një rendiment relativisht jot ë lartë.
 
Për zhvillimin e bletarisë ka patur edhe interes dhe subvencione nga shteti. Meqënëse është cilësor,veçanërisht i gështenjës,kërkohet shumë në tregun vendas e ndërkombëtar.
http://shqiptarja.com/m/aktualitet/zhvillimi--rural-i-tropojes-nepermjet-resurseve-natyrore-344125.htmltropoja pyll

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate