02 febbraio 2016

Rrënohet hamami i Krujës, u rikonstruktua 7 muaj më parë. Drejtori denoncon abuzimet


hamamii333 
..KRUJË- Në qershor të vitit të kaluar Hamami i Krujës, një objekt me vlera Kulturore për qytetin, i ndërtuar në fund të shekullit të 15-të është rikonstruktuar. Rinkonstruksioni i kësaj pasurie të trashëgimisë historike u financua nga qeveria suedeze dhe u projektua nga organizata “Trashëgimia Kulturore” pa kufij dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës.
....

Por siç vihet re edhe nga pamjet Hamami i Kalasë së Krujës duket më i rrënuar se më parë. Shirat e dimrit nxorrën në pah punimet pa cilësi të firmës ndërtuese, uji depërtonte brenda ambjenteve të hamamit duke e kthyer atë jofunksional. Për të bllokuar futjen e ujrave të shiut në ambjentet e hamamit u gjet një zgjidhje qesharake, çatite me tjegulla u mbuluan me plastmas.
Drejtori i zyrës së ankesave të konsumatorëve të Shqipërisë, Hasan Stafa, në një intervistë për News 24 denoncon abuzimet që janë bërë me punimet per rindërtimin e këtij objekti.
“U restaurua, u kthye në një gjendje të cilën po ta shohësh nga ana vizuale ishte një objekt që duhet të tërhiqte shumë vizitorë, që duhet të admirohej dhe të krijonte një imazh të mirë për Kalanë e Krujës, për qytetin dhe historinë e Krujës. Po të shohësh pak muaj më vonë, ajo është kthyer nga një i sëmurë akut në një të sëmurë kronik, sepse fatkeqësisht nga ajo që po shohim sot gjysma e hamamit të Krujës është mbuluar me plasmas. Restaurimi është një gjë shumë e mirë, por ndërkohë që nuk është bërë një punë konkrete, është abuzuar këtu. Kur gjysma është mbuluar me plasmas, atëherë edhe porta të rrijë mbyllur se çfarqë do shohësh”.
Sipas Stafës, Ministria e Kulturës duhet të verë përpara përgjegjësisë firmën dhe personat që morën përsipër rindërtimin e hamamit.
“Ministria e Kulturës ka strukturat e veta dhe dikush që ka marrë përsipër, që ka kryer tenderin, pra kush ka bërë supervizimin e këtij objëekti, natyrisht që duhet të mbajë përgjegjësi”,- shtoi ai.
Për shekuj me radhë, Hamami ka qënë një lloj ndërtimi kulturor kuptimplotë i Perandorisë Osmane, që shërbente për pastrimin shpirtëror dhe kishte një bukuri të veçantë arkitektonike për zotërit e saj. Më vonë, hamamet përreth Ballkanit ngelën të papërdorur. Hamami i Krujës, është një relikë e harruar e këtij vendi historik, i cili qëndron nën hijen e kalasë së tij dhe pazarit magjepsës. Nga restaurimi i tij pritej rijetëzimi të lagjes përreth, rritja e turizmit dhe fillimi i një nisme më të gjërë për ngritjen e një rrjeti kombëtar të hamameve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/site/rrenohet-hamami-i-krujes-u-rikonstruktua-7-muaj-me-pare-drejtori-denoncon-abuzimet/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate