TIRANE, 26 Shkurt/ATSH/- Blogu i njohur ndërkombëtar, Blocal Travel, ka shkruar një reportazh të gjatë kushtuar Voskopojës.
Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ishte qëndër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330 e përbërë nga shqiptarë, arumunë e grekë.
Nëpërmjet një reportazhi, siç bën të ditur revista ‘Monitor; autorja e shkrimit i drejtohet Voskopojës, duke kujtuar nga historia që ajo ka qenë një qendër metropolitan, e artit, kulturës dhe qyteti i dytë më i madh i Perandorisë Osmane në Ballkan.
Reportazhi tregon se ky fshat kaq i bukur i Shqipërisë shpesh nuk përmendet në asnjë nga librat e guidave, mirëpo mjafton një ecje nëpër të që të kuptosh vlerat historike të këtij vendi.
Me një rrugë të pashtruar, me gurë dhe mure tradicionale të kohës bizantine, gjen në këtë fshat shtëpi të vogla. Kishat, sipas shkrimit, janë ndër më të bukurat për t’u vizituar dhe eksploruar, të cilat nuk do t’i gjesh dot në asnjë vend tjetër të rajonit.
Një tjetër bukuri natyrore që Blocal Travel përshkruan janë pyjet në këtë fshat, pemët e të cilëve kanë një ngjyrë karakteristike në çdo stinë të vendit mesdhetar./a.gjonaj/ /a.kehttp://www.ata.gov.al/blocal-travel-ne-kerkim-te-celesit-te-voskopojes-379708.html
Nessun commento:
Posta un commento