
Kjo ka bërë që drejtuesit e administratës së ADZM te kësaj zone të mbrojtur, duke vlerësuar resurset dhe burimet ekonomike që mund të vijnë nga turizmi në këto zona, ka thirrur në diskutim shoqata si Agri-en, Euronature, PPNEA, dhe shoqatat e tjera lokale për të diskutuar për zbatimin e disa iniciativave dhe miniprojekteve për zhvillimin e mëtejshëm të eko-turizmit, turizmit familjar në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanice, shtrihet në pjesen lindore të rajonit të Librazhdit , juglindje te vendit dhe përfshin malet me të njëjtin emër kufizues me Maqedoninë. Parku ka shtrirje më të madhe se 40 km, në veri nga fshati Steblevë deri në jug në fshatin Rrajcë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 33.929 Ha. Malet e Parkut Shebenik – Jabllanicë dominohen nga thepisjet e theksuara dhe variojnë me lartësi nga 300m deri në 2.262 (Maja Rreshpes – Shebenik).
/f.nhttp://www.ata.gov.al/kerkohen-mundesi-te-tjera-per-turizmin-ne-parkun-shebenik-jabllanice-370193.html
Nessun commento:
Posta un commento