Image: TIRANË, 24 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një rrugë gjarpërushe e mbërthyer nga malet, lumenjtë e ujëvarat, mes alpeve të vendit tonë, është aventura natyrore që e mikpret turistin deri në shfaqjen e fshatit malor të ngritur buzë një lumi.
Vermoshi ndodhet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë në një distancë prej 95 km nga qyteti i Shkodrës.
E gjithë kjo zonë quhet krahina e Kelmendit, emër të cilin e mban edhe komuna në fjalë. Ky emërtim vjen nga fjala latine “climens”, që do të thotë i urtë, i thjeshtë, i mirë. Për të mbërritur në Vermosh, turistëve i duhet të kalojnë në një rrugë spektakolare malore, ku tashmë ndodhen dhe pika ndalese turistike falë investimeve të qeverisë.
Përmes kësaj rruge madhështore, kalohet në objekte të tilla si qafa e Rrapshit dhe urën e Tamarës mbi lumin e Cemit.
Kjo është rruga e rikonstruktuar për të arritur në pikën më veriore të Shqipërisë, në Vermosh“Rruga turistike e Vermoshit e transformuar rrënjësisht për udhëtarët shqiptarë e të huaj që, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, do të përfitojnë kënaqësinë e posaçme të mrekullisë natyrore, në kushte tërësisht të reja për turizmin malor”, shprehet kryeministri duke e shoqëruar komentin e tij nëpërmjet disa fotove, ku vihet re, veç rrugës gjarpërushe të ristrukturuar dhe madhështia e maleve të alpeve shqiptare, mes së cilave shtrihet një fshat me rreth 530 banorë nga rreth 1 300 të tillë që numëroheshin në fillim të viteve 1990, në një lartës prej 1100 metrash nga niveli detit.
Fshati në fjalë është ka shtrirë rrënjët e jetës së saj mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Vermoshit, apo siç quhet ndryshe lumi i Limit, të vendosur në lartësinë 1.100 metra mbi nivelin e detit.
Një luginë me origjinë akullnajore. Në të dy anët e luginës, ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe halorët. Vermoshi shquhet për panoramën e tij si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.
Fillimi jetës së Vermosh lidhet me një familje, që në vitin 1890 dimëroi në zonën në fjalë, pasi një prej pjesëtarëve të saj ishte i pamundur të lëvizte. Pas pesë vitesh kësaj familje ju shtuan dhe 5-së të tjera, të cilat ngritën dhe banesat e tyre në atë zonë, pranë lumit dhe burimeve të shumta ujore që ofrohen në atë biodiversitet spektakolare që ofron natyra.
Lugina e Vermoshit, në Veri të Shqipërisë, rrethohet nga dy faqe mali të mëdha alpine, të cilat mbulohen nga pyje ahu e bredhi: në Veri kurrizi malor i Marlules dhe në Jug Kurrizi malor i Vilës.
Lugina, e cila përshkohet nga një lumë me të njëjtin emër, të shpie në Lugun e Gucinjës, prej së cilës ndahet nga qafa e Vjedernikut. E tëra, si në pjesën shqiptare edhe malazeze, është natyrisht çlodhëse.
Në Vermosh turistët mund të gjejnë dhe një shtëpi muze ndërtuar më 1993. Aty tregohet për Prek Calin, që luftoi për të mbrojtur Vermoshin dhe Kelmendin në vitet 1913, por që u pushkatua nga komunistët në vitin 1945.
Para se të hysh në Vermosh ndodhet ura me histori 500-vjeçare, Ura e Tamarës.
Aty është ngritur memoriali për gjithë emrat e atyre që u përballën me diktaturën.
Në Selcë (bri rruge), në vendin e quajtur Suka e Mkushit, është një tjetër memorial, ku janë skalitur emrat e atyre që u vranë në fushëbetejën me turqit, më 25 prill 1911.
Një tur në këtë zonë të bën të jetosh atmosferën e legjendave që nga kohët e lashta, dhe mbi të gjitha, mikpritjen shqiptare të njohur nga të gjithë të huajt që kanë patur mundësi ta përjetojnë.
/a.g/
Nessun commento:
Posta un commento