TIRANE, 10 Shkurt / ATSH/-Një projekt i ri do t’i dedikohet promovimit të turizmit shqiptar në botë, duke nisur fillimisht me promovimin e saj në Slloveni.
Nisjen e këtij projekti dedikuar turizmit shqiptar, Ambasadori Shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi e ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, të Ambasadës Shqiptare në Slloveni.
Jernej Privšek dhe Tine Slabe, dy atletët e njohur sllovenë si sërfistë, hodhën idënë për t’iu bashkuar këtij projekti duke prezantuar bukuritë e bregdetit shqiptar në botë.
Përvoja e tyre si “udhëtarët e botës” dhe në të njëjtën kohë edhe si ekspertë. do të bashkojnë në një projekt, emocionet e sportit të veprimit, bukurinë e natyrës, kuzhinës dhe prezantimin kulturor të Shqipërisë.
Në bazë të këtij projekti parashikohet që në muajin mars të këtij viti, do të përgatitet një dokumentar mbi turizmin shqiptar dhe mundësitë që ajo ofron. Më tej, në fund të sezonit turistik, dy atletët synojnë të përfundojnë pjesën e dytë të projektit.
Një projekt të ngjashmë ata kanë mundur ta realizojnë edhe në vende të tjera, me qëllim shpërndarjen e dokumentarit në rrjetet sociale si dhe paraqitjen e tij në festivale dhe venete ndërkombëtare.
Një projekt të ngjashmë ata kanë mundur ta realizojnë edhe në vende të tjera, me qëllim shpërndarjen e dokumentarit në rrjetet sociale si dhe paraqitjen e tij në festivale dhe venete ndërkombëtare.
Ky projekt përkthehet në një mundësi shumë të mirë për të promovuar imazhin e Shqipërisë dhe turizmin shqiptar jo vetëm në Slloveni, por edhe më gjerë.
Ambasada e Shqipërisë në Slloveni do të jetë pjesë e projektit duke ofruar të gjithë mbështetjen maksimale dhe ndihmën e nevojshme për realizimin e projektit. z.t/ /a.ghttp://www.ata.gov.al/projekte-promovues-dedikuar-turizmit-shqiptar-ne-slloveni-371600.html
Nessun commento:
Posta un commento