12 febbraio 2016

Stenda e Shqipërisë në panairin BIT Milano 2016, tërheq vëmëndjen e vizitorëve dhe mediave të huaja

12717436_605781859587271_232314107589989349_nTIRANE, 11 Shkurt/ATSH/- Shqipëria përfaqësohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe 8 operatorë turistikë në panairin BIT Milano 2016 ku interesi i vizitorëve për pavionin shqiptar është jashtëzakonisht i madh, gjë e cila tërhoqi vëmëndjen jo vetëm të partnerëve të huaj por edhe të mediave të rëndësishme ndërkombëtare.
Në konferencën e tij për televizionin ndërkombëtar SKY Drejtori i Përgjithshëm i AKT-se, Ardit Çollaku, shpjegoi disa nga arsyet pse duhet vizituar Shqipëria duke theksuar potencialin e madh që ka ky sektor jo vetëm për pjesën bregdetare dhe natyrën e mrekullueshme, por gjithashtu për vlerat historike, sitet arkeologjike si dhe llojet e ndryshme të turizmit që ofron Shqipëria.
Në këtë mënyrë u cilësua roli i veçantë i turizmit të aventurës, hiking, rafting, trekking etj. Ndër të tjera u theksua afërsia që vendi ynë ka me shtetin fqinj, traditat, mosha e re e popullsisë, kulinaria, gjuha italiane e cila flitet nga një numer i madh shqiptarësh, linjat e shumta ajrore dhe detare, harmonia fetare.12741988_605782322920558_5265025911505433177_n
Stenda e Shqipërisë u vizitua nga nga Konsullja e Pergjithshme , Luljeta Cobanaj e cila shprehu gadishmërinë për një bashkëpunim sa më të frytshëm në nxitjen e promovimit të turizmit në Konsullatën e Milanos.
Gjithashtu stendën e Shqipërisë e vizituan edhe Presidenti i Federatës së Turizmit Social, Fabrizio Pazzoli si dhe kritiku i njohur i artit Italian,Vittorio Sgarbi.
Pasi u shpreh se është i dashuruar me vendin tonë,  Sgarbi vlerësoi tejmase potencialin turistik shqiptar, bukuritë natyrore, kulturore dhe historike të vendit tonë si dhe me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm, Ardit Çollaku, premtoi që së shpejti do të vizitojë Shqipërinë me një grup gazetarësh dhe përfaqësues të institucioneve italiane në fushën e turizmit dhe kulturës.
/a.gegvatajhttp://www.ata.gov.al/stenda-e-shqiperise-ne-panairin-bit-milano-2016-terheq-vemendjen-e-vizitoreve-dhe-mediave-te-huaja-372592.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate