11 febbraio 2016

Shpellat dhe dobia e tyre turistike

  • shpella1-2.jpg
  • shpellat.jpg
  • shpellat1.jpg
  • shpellat2.jpg
  • shpellat3.jpg
shpellatTIRANË, 10 Shkurt / ATSH-N.Lena/ – Një burim për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në vendin tonë janë edhe shpellat natyrore.
Ky lloj turizmi tërheq shumë vizitorë dhe bota turistike e ka zhvilluar dhe ka nxjerr përfitime ekonomike prej tij.
Përgjatë viteve të fundit, shpellat kanë qënë gjithashtu ndër habitatet më të kërcënuara dhe më të dëmtuara në vendin tonë. Shumë shpella, kryesisht ndër më të njohurat dhe më të bukurat, kanë qënë subjekt i abuzimeve të ndryshme, ku karakteristike ka qenë dëmtimi dhe vjedhja e stalaktiteve për qëllime dekorimi etj.
Kohëve të fundit është vënë re një interes gjithmonë e në rritje për turizmin e shpellave edhe tek ne, aktivitet i cili nëse nuk menaxhohet si duhet mund të ketë gjithashtu impakte negative për këto monumente të natyrës.
Bazuar në këtë situatë, PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” ka dhënë një grant që ka për qëllim studimin, përgatitjen e udhëzimeve dhe strategjive për mbrojtjen dhe mirëmenaxhimin afatgjatë të shpellave në zonën me vlera të larta natyrore dhe turistike të gadishullit të Karaburunit.shpella1
Faza e parë e këtij projekti konsiston në vlerësimin e biodiversitetit dhe vlerave arkeologjike të shpellave të identifikuara në këtë zonë.
Pas fazës studimore, do jepen rekomandime të argumentuara se cilat shpella mund të hapen për turistët, dhe një pjesë e tyre do të pajisen me infrastrukturën e nevojshme informuese për këtë lloj turizmi.
Kjo iniciativë duhet shtrirë edhe në zonën veriore ku një numur i madh shpellash janë atraksion turistik për vizitorët e lartësive. /a.ghttp://www.ata.gov.al/shpellat-dhe-dobia-e-tyre-turistike-371536.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate