01 febbraio 2016

Amortizimi i urës në manastirin e Zvërnecit, dëm për turizmin kulturor

zvernecTIRANË, 1 Shkurt / ATSH/ – Gati një vit më parë, dalja nga shtrati e lumit Vjosë, dëmtoi deri në shkatërrim urën e Manastirit të Zvërnecit, kësaj pike të rëndësishme turistike në bregdetin tonë.
Edhe pse janë premtuar investime dhe rregullime, ajo vazhdon të rrënohet akoma më shumë, duke sjellë dhe rrezik për vizitorët.
Në shkatërrimin e kësaj ure ka ndikuar ngritja e nivelit të ujit të Lagunës së Nartës, si dhe uji i kripur që ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë në vitet ‘90, është investuar vetëm një herë nga Qarku i Vlorës para dy vitesh.
Sot, çdo vizitor i cili do të shkojë në Manastirin e Zvërnecit, ku ndodhet dhe Kisha e Shën Mërisë, i duhet të bëjë një pagesë prej 200 lekësh për të kaluar në bregun tjetër me varkë.
Përveçse urës që tashmë është totalisht e amortizuar, në rrezik është edhe Kisha e Shën Mërisë, në të cilën kollonat mbajtëse janë holluar aq shumë sa rrezikon shembjen. Po ashtu, edhe te muret është duke rënë suvaja.
Edhe kjo kishë prej vitesh nuk ka njohur restaurim, duke sjellë një rrezik për shembjen e këtij monumenti kulturor dhe fetar./m.mhttp://www.ata.gov.al/amortizimi-i-ures-ne-manastirin-e-zvernecit-dem-per-turizmin-kulturor-367843.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate