Vlerësuar si mrekullia e alpeve shqiptare Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Peisazhi malor, ujrat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, kjo edhe falë përmirësimit të rrugës automobilistike, furnizimit me energji, dhe investimeve të vetë banorëve për pritjen e pushuesve.
Por banorët janë të shqetësuar se Parku kombëtar do të dëmtohet nga ngritja e tre hidrocentraleve në Luginën e Valbonës.
Drejtuesi i shoqatës së turizmit në Valbonë, Alfred Selimaj, thotë se koncensionet e dhëna për ndërtimin e tre hidrocentraleve, atë të Valbonës, Dragobisë dhe Çeremit, do të dëmtojnë turizmin dhe vetë ekosistemin e Parkut Kombëtar.
“Spontanisht e kemi marrë vesh se do të ndërtohen dy hidrocentrale këtu. Shqetësimi i parë është moskonsultimi me komunitetin, pasi nuk kemi pasë asnjë informacion. Lumi do të devijohet rreth 7 kilometra përmes tubave dhe tuneleve. Nëse cënohet lumi, shkatërrohet natyra, dhe atëherë kuptohet se kjo do të ndikojë në fushën e turizmit”.
Edhe bashkëshortja e Alfredit, Catherine Bohne, e njohur gjërësisht si “amerikania e Valbonës”, e cila i është përkushtuar ruajtjes së ekosistemit të Luginës, shpreh të njëjtin shqetësim. Ajo thotë se, me ndërtimin e hidrocentraleve dëmtohet turizmi, ekosistemi natyror, por edhe vetë e ardhmja e Parkut Kombëtar. Sipas saj, qeveria shqiptare nuk ka respektuar Konventën Ahrus, të cilën e ka nënshkruar, konventë që parashikon informimin e banorëve.
“Ne kemi punuar bashkë me Ministrinë e Mjedisit për të shkruar dokumentin e zonimit, planin e menaxhimit për të mbrojtur këtë zonë. UNDP ka investuar, ka bërë një projekt shumë të madh për të zhvilluar këtë zonë. Kurse një ministri tjetër ka punuar për ta prishur. Është çmenduri dhe qeveria e Shqipërisë nuk mund të vazhdojë më kështu”.
Tre kontratat konçensionare dhe vendimet për hidrocentralet në Valbonë janë miratuar nga dy qeveritë e fundit: ajo demokrate në gusht të vitit 2013 dhe ajo socialiste në prill të vitit 2014.
Madje në dhjetor të vitit 2014, Enti Rregullator i Energjisë, ERE, vendosi nisjen e procedurave për licensimin e aktivitetit të prodhimit të energjisë nga HEC-et “Çeremi” dhe “Dragobia’, ende pa filluar puna për ndërtimin e tyre.
Zëri i Amerikës u interesua pranë Ministrisë së Energjitikës dhe Ministrisë së Mjedisit për të marrë reagimin e tyre në lidhje me ndërtimin e tre HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës, por zyrtarët nuk pranuan të komentojnë mbi këto projekte.
Perfaqësuesit e shoqatave ambientaliste në Tiranë e cilësojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar si një krim mjedisor kombëtar.
“Duke ndërtuar këto lloj hecesh, ne pikërisht prishim zemrën e asaj zone që është Lumi i Valbonës, i cili kalon pikërisht në atë luginë. Për këtë shkak, jo vetëm komuniteti lokal, por edhe i gjithë komuniteti i shoqërisë civile është shprehur kundra këtyre ndërtimeve. Dhe, përgjithësisht, të gjitha këto ndërtime janë të atilla që, efekti i tyre financiar në përfitimin energjitik, në vlerësimin e shumicës së specialistëve është shumë më i vogël në krahasim me efektin financiar që mund të ketë pjesa e zhvillimit të turizmit apo zhvillimit të qendrueshëm të kësaj zone”, thotë Rezart Kapedani i shoqatës “REC Albania”.
Për mjekun njohur Din Selimaj, vendimi i qeverisë për dhënien e koncensioneve për ndërtimin e tre hidrocentraleve, brenda Parkut Kombëtar të Valbonës, është marrë pa u konsultuar me komunitetin vendas dhe, si i tillë, ai po kundërshtohet masivisht prej banorëve.
“Komuniteti i Valbonës është krejt kundër. Në vend që të investohet në stabilizimin e Luginës së Valbonës, në vend që të stabilizohen më mirë projektet e zhvillimit duke i dhënë përparësi lidhur me ndërtimet, llojin e materialit me të cilin do të ndërtohet, nivelin e kateve, hapësirave të gjelbërta, etj, vijnë ndërtohen hidrocentrale, pra thahet lumi”.
Banorët e Valbonës kanë nënshkruar një peticion drejtuar Kryeministrit Rama, përmes të cilit shprehin shqetësimin dhe kundërshtimin e tyre për ndërtimin e 3 hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar.
Ndërsa përfaqesuesi i shoqatës “ECO Albania”, Olsi Nika, thote se ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë është i papranueshëm:
“Pavarësisht nga masat që kompanitë që do të ndërtojnë në Valbonë për të respektuar standartet mjedisore, pavarësisht gjithçkaje tjetër, kuadrin ligjor që ata do të respektojnë; rregullat, lejet e ndërtimit, lejet mjedisore, etj, për ne është përfundimisht një vend ku nuk duhet të ndërtohen hidrocentrale”.
Catherine Bohne, “aerikania e Valbonës”, kjo grua që prej vitesh është dashuruar me alpet shqiptare, nga vendi ku po ndërtohet kanali, që do të devijojë ujrat e Valbonës lëshon një apel për të gjithë shoqërinë shqiptare:
“Kam një apel që të gjithë njerëzit, ata që janë në shoqata, në qeveri, të gjithë njerëzit, në qoftëse bashkëpunojmë me besim edhe me shpresa, ne mund ta mbrojmë këtë thesar, Valbonën.
Artion Sulo dhe Ilirian Agolli/ http://www.m.lapsi.al/node/25485#.VtGd08vcnqC

TIRANE, 25 Shkurt / ATSH / – Shqipëria do të mund të ketë për herë të parë një strukturë moderne portuale për jahtet. Kompania londineze e jahteve Charterworld ben te ditur se së shpejti do të nisë ndërtimi i Porto Albania, projekti i parë i këtij lloji në Shqipëri, i cili ka arritur të sigurojë dokumentet e nevojshme nga qeveria.
TIRANE, 26 Shkurt/ATSH/- Blogu i njohur ndërkombëtar, Blocal Travel, ka shkruar një reportazh të gjatë kushtuar Voskopojës.
TIRANE, 26 Shkurt/ATSH/- Paketa inovative dhe tërheqëse konkurruan për çmimet e dhuruara sot në Gjirokastër në një ceremoni të mbajtur tek Hotel Çajupi. 

TIRANE, 22 Shkurt/ATSH/- Europa është e mbushur me vende të pazbuluara dhe kjo është pikërisht ajo që dëshirojnë të pasionuarit pas këtij turizmi. Britanikja “the besttravelplaces” rendit pesë qytete që nuk janë desitnacione shumë popullore për turizmin me “çanta shpine”, por që kanë një sërë arsyesh për t’u vizituar.
Fshati në fjalë është ka shtrirë rrënjët e jetës së saj mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Vermoshit, apo siç quhet ndryshe lumi i Limit, të vendosur në lartësinë 1.100 metra mbi nivelin e detit.

TIRANË, 18 Shkurt/ATSH. N.Lena/. – Radomira është një vend në lartësitë e Korabit me vlera të medha natyrore dhe klimaterike e lakmuar nga vizitorët dhe turistët e huaj në të katër stinët. Radomira ngrihet në lartësinë 1250 m mbi nivelin e detit dhe thuhet se emri shqip i saj është “Rahu Mirë” që më shqip, eshte fushë kullotore e mirë që është kthyer në sllavisht Radomir. Është vendi më i preferuar për turizmin dimëror ku bora gati nuk shkrin kurr, por rruga për në këtë parajsë turistike në të katër stinët është shumë e dëmtuar gati e pa kalueshme. Këtë e konfirmojnë edhe mjaft operatore turistike, turistë të huaj kurioze dhe aventuriere. Janë vetëm 3 km rrugë gati e pa kalueshme për të arritur borën e kësaj lartësie. Bora këtë dimër të ngrohtë është në kuotën 1600m,pra më lartë se zakonisht.
Maqedonisë. Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota të pafund e cila vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e saj e cila ka lartësinë 2764 m. Nga ana e Maqedonisë mund të udhëtohet deri në fshatrat e Rekës duke udhëtuar nga Gostivari e deri në disa prej këtyre fshatrave siç janë: Nistrovë, Bibaj, Zhuzhnjë, Rimnicë, Grekaj, Tanushaj, Nivisht si dhe në pjesën tjetër të Strazimirit nga organizohen ngjitjet alpinistike çdo vit. Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra në drejtimin veri-jug midis pjesës së poshtme të Drinit të Zi dhe saj kontribues Radika. Ajo është e vendosur rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në jugperëndim të maleve të Sharit. Korabi është një masiv shumë i thyer malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerore. Në anën perëndimore, mali bie thikë mbi muret shkëmbore. Ana veriore përbëhet nga shkëmbinj të thepisur. Një lloj i kulmit të dyfishtë, i Korabit 1 dhe Korabit 2, që arrin lartësinë 2756 m, e cila pothuajse ka të njëjtën lartësi, është rreth 150 metra në veriperëndim të majës së Korabit brenda territorit shqiptar. Në të njëjtën kreshpë janë dy maja të larta që arrijnë mbi 2700m, Shulani i Radomirës dhe Korabi 3 që quhet në gjuhën shkencore. Juglindja, duke pasur pak zona shkëmbore ndajnë disa livadhe, të cilat arrihen shumë thjesht, dhe herë pas here nga barinjtë me kopetë e tyre të deleve. Përveç majës së Korabit, ka disa të tjera, pothuajse në të njëjtën kuotë lartësie të barabartë në jug është një tjetër majë, Maja e Moravës, e cila është 2718 metra.
Në pjesën më të lartë të saj, mbi 2000 m (6562 ft), klima është alpine dhe përfshin disa elemente të florës alpine. Mali Korab është shtëpi për ujvara spektakolare në luginën e sipërme të lumit Përroi i Thellë. Gjatë kohës së pranverës, ujëvarat arrijne një lartësi prej mbi 130 metra, e cila e bën atë më të lartën në Maqedoni. Kufiri shtetëror ndërpret majën më të lartë Korabi i madh. Ngjitja nga pala e Republikës të Maqedonisë përfshin hyrjen e zonës kufitare maqedono-shqiptare. Ndërsa nga Shqipëria,ngjitja bëhet nga Peshkopia,Kalaja e Dodës, por mund të udhëtohet edhe nga rruga e Kombit deri në Kukës pastaj drejt Kalasë së Dodës. Këto bukuri të turizmit shqipëtar, duhen mbajtur në konsiderate nga pushteti qëndror dhe lokal, për të investuar në infrastrukturë kryesisht në atë rrugore, por dhe në aksesore të tjerë që të mund t’i shërbejnë turizmit duke ndihmuar ekonominë e zonës dhe të vendit.

TIRANË, 16 Shkurt / ATSH- N.Lena/ – Turizmi historik është një turizëm në kërkim për kohët moderne dhe mund të quhet si turizëm elitar që në botën e zhvilluar është shumë fitimprurës për ekonominë.
Arkeologët e quajnë Apoloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.
nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639″.