TIRANË, 18 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Një udhëtim me varkë në liqenin e Komanit është përshkuar shpesh herë si një nga udhëtimet me varkë më madhështore në botë, duke kaluar nëpër pamjet e mrekullueshme të maleve të thepisura.
Për këtë, ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) mbështetën organizimin e një udhëtimi me anijen “Alpin” përgjatë liqenit të Komanit, ku më tepër se 500 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova përjetuan një eksperiencë unike mes pejsazheve magjepse të natyrës dhe muzikës.
Julinda Dhame, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) u shpreh për ATSH-në se, “Po punojmë që të bëjmë të mundur promovimin e destinacioneve me vlera turistike që më parë nuk kanë patur vëmendjen e duhur. Liqeni i Komanit ofron mundësi të shkëkqyera për zhvillimin e turizmit ditor me pejsazhin e thyer dhe tërheqës”.
Tashmë liqeni i Komanit një destinacion i shtuar në hartën turistike të Shqipërisë

Udhëtimi me anije në liqenin e Komanit kalon përmes malesh që arrjnë 1000-1500 metra lartësi dhe npërmjet një serie liqenesh të thellë e të mekullueshëm dhe të ndërlidhur, ku me vështirësi gjen ndonjë shenjë të veprimtarive njerëzore në brigje.

Nisja që bëhet nga Fierza drejt Komanit në orën 09:00 -11:00 me tragetin ‘Alpin’, një shërbim me anije i rikthyer pas 5 vitesh mungesë, kushton vetëm 300 lekë ose 2,50 euro në klasin eknomik dhe 500 lekë ose 4 euro në klasin e I-rë. Ndërsa pagesat për mjetet ndryshon në varësi të madhësisë së makinave ku 1200 lekë apo 9 euro është për veturat e vogla. Ndërsa udhetimi nga Komani drejt Fierzës bëhet në orën 12:00 deri 14:00.
Në çdo udhëtim në tragetin “Alpin” mund të akomodohen me komoditet 250 persona, 170 prej të cilëve me ulëse. Në çdo udhëtim mund të transportohen 21 kamionë dhe 20 autovetura ose 60 autovetura.

Liqeni i Komanit, një mrekulli shqiptare gati për t’u eksploruar

Duke u bazuar në të dhënat historike të hulumtuara, zona Koman – Pukë, përbën një bazë të fuqishme informacioni arkitektonik dhe historik të lulëzimit dhe shtrirjes së Perandorisë Bizantine.

Nga të dhënat arkeologjike, materialet më të pasura janë zbuluar në nekropolin pranë fshatit Koman që ndodhet mbi një pllaje mali në krahinën e Pukës, jo shumë larg luginës së Drinit. Objekte të ngjashme me ato të Komanit u zbuluan edhe në vende të tjera të Shqipërisë si (brënda në Krujë, në Kepin e Rodonit, në Malin e Robit e gjetkë). Kultura materiale u zbuluar në këto vende ka marrë prej kohësh në historiografi emrin Kultura e Komanit. Objektet e kësaj kulture u zbuluan për herën e parë në Koman më 1898. Ato u gjetën në një shumicë varresh që bënin pjesë në nekropolin e një qëndre banimi të lashtë, sot të zhdukur. Pranë nekropolit ndodhen gërmadhat e dy kishave. /a.ke/http://www.ata.gov.al/udhetim-ne-liqenin-e-komanit-nje-dite-fantastike-per-te-promovuar-nje-mrekulli-shqiptare-278797.html
Nessun commento:
Posta un commento