
Procesi i restaurimit përfshiu edhe rigjallërimin e hamamit, duke e bërë një nga të parët hamam tradicional funksional në Ballkan, dhe duke hapur kështu rrugën për zhvillimin e një rrjeti më të madh vendesh të trashëgimisë kulturore që ofrojnë shërbime.

Ministria Kumbaro në fjalën e saj theksoi se, “Eshte fantastik ky projekt sepse jo vetem ka shpetuar monumentin sit e tille, por na e risjell ne jete per te gjitha kenaqesite e te pareve tane, por edhe si nje burim te ardhurash, rritje te turizmit dhe te plotesimit te nje itinerari turistik te pasur per Krujen.”
Gjatë fjalës së saj Hadzic theksoi se, “ Puna me trashëgiminë është sfiduese. Ne mendojmë se ka rëndësi që ajo të ketë peshë në jetët e njerëzve! Trashëgimia kulturore është një bazë e qëndrueshme për zhvillimin ekonomik, dhe ky është një shembull.”

Hamami i Krujës, i ndërtuar gjatë fundit të shekullit të XV, i përket periudhës osmane dhe është një ndër shtatë hamamet që gjenden sot në Shqipëri. Për restaurimi e tij janë përdorur teknika dhe materiale origjinale, ndërsa transporti i materialeve nga fundi i rrugës, në skajin e sipërm të kalasë, në hamam është bërë manualisht. E bardha e vezës në suva gëlqereje, pluhuri i tullës (gëlqere e kuqe), dhe përzierja e qeramikës me gëlqeren e shtruar nën tjegullat e kuqe në kupolat dhe çati sigurojnë të ardhmen e këtij monumenti të vjetër kategorisë së parë. Inaugurimi i hamamit të Kalasë së Krujës është kremtimi i 14 muaj punë restauruese, 12 muaj punë dokumentuese dhe studimore, dhe dedikimit të 20 specialistëve, punëtorëve dhe zejtarëve që kanë kontribuar në rikthimin në jetë të këtij monumenti.
Objektivat e CHwB Albania në këtë projekt restaurimi dhe rigjallërimi përfshinin: zhvillimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore për gjenerim të ardhurash, dhe restaurimin dhe rikthimin e funksionit fillestar të monumentit. Rikthimi i Hamamit të Kalasë në gjendje funksionale do të nxisë rritjen e të ardhurave për komunitetin lokal, rijetëzimin të lagjes përreth, rritjen e turizmit, dhe fillimin e një nisme më të gjerë për ngritjen e një rrjeti kombëtar të hamameve. /a.ke/http://www.ata.gov.al/inaugurohet-hamami-i-restauruar-i-kalase-se-krujes-275659.html
Nessun commento:
Posta un commento