10 giugno 2015

Studiuesit e institutit amerikan në Vlorë:Fauna ujore drejt degradimit

Aktualitet
10 Qershor 2015 - 21:01 | përditesuar në 21:24

VLORË - Bregdeti jugor shqiptar karakterizohet nga habitate të ndryshme nënujore dhe pasuri të mëdha detare, të cilat kërcënohen nga rritja e shpejtë e zhvillimit bregdetar dhe e turizmit.
10 studiues të zonave nënujore nga vende të ndryshme të botës prej ditësh ndodhen në Shqipëri ku në kuadër të një ekspedite të organizuar nga instituti amerikan Wed dhe mbështetur nga qeveria shqiptare po studiojnë bukuritë nënujore nga gjiri i Vlorës deri në Kepin e Rodonit.
 
Objektivi kryesor i kësaj ekspedite është evidentimi i vlerave të faunës dhe florës nënujore dhe një studim i detajuar për të përcaktuar problematikat.
 
Rezultatet e nxjerra nga ky hulumtim do të nxisin mbrojtjen e Gjirit të Ksamilit nga dëmtimet dhe zhvillimin e turizmit të qendrueshëm, duke ndikuar kështu edhe në forcimin e përpjekjeve të mëtejshme për mbrojtjen e natyrës në të gjithë Shqipërinë.
 
A1 Report ishte në bregdetin e Gjirit të Vlorës së bashku me pjesëtarët e kësaj ekspedite, të cilët do qëndrojnë plot dy javë në vendin tonë deri në fund të eksperimentit.
 
Ekspeditës ndërkohë i janë bashkangjitur studentë të biokimisë nga Tirana dhe Vlora, të cilët kanë asistuar gjatë punës së biologëve në zonat nën ujore.
 
Pamje e siguruara nga A1 Report japin një tablo të qartë të botës nënujore në Gjirin e Vlorës.

gjiri i vlores me logo

Shumëllojshmëria e gjallesave dhe bimëve natyrore që duket në këto pamje filmike të siguruara nga A1 REPORT tregojnë shumë për biodiversitetin e pasur të kësaj zonën nënujore.
 
Pavarësisht pranisë së habitateve të ndryshme detare në Gjirin e Ksamilit, më përpara nuk janë krijuar të dhëna gjithëpërfshirëse për këto gjallesa nënujore.
 
Krijimi i një sistemi vlerash nënujore për zonën ujore shqiptare, do të ndikojë në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e këtyre zonave ujore nga shkatërrimi dhe degradimi, si pasojë e zhvillimit të zonave bregdetare dhe turizmit.
 
Saimir Beqiraj Koordinator i kësaj ekspedite shkencore i cili prej ditësh po ndjek nga afër kërkimet pohon se ajo çfarë kanë konstatuar është e trishtë.
 
Ai shton së dëmtimi i florës dhe faunës është në masë të madhe dhe duhen marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni.
 
Enrik Ballestros është një kërkues shkencor nga Spanja, i cili shpreh zhgënjimin e tij lidhur me dëmtimin e botës nënujore në këtë bregdet.
 
“Përgjatë studimit tonë konstatuam diçka që nuk e prisnim veçmas në zonën e Adriatiakut. Nëse do ti referohem zonës më të prekur nga degradimi pa dyshim është ajo e Spillesë dhe Kepi i Rodonit, por situatë problematike hasëm edhe në Gjirin e Vlorës ku flora dhe fauna kanë pësuar dëmë të konsiderueshme”. Unë mendoja se bota nënujore në ujrat e Sazanit dhe Karaburunit do ishtë shumë herë më e mirë, por pashë që edhe këtu flora dhe fauna ishtë dëmtuar në masë.”- u shpreh ai.

gjiri i vlores me logo
 
Shkencëtari spanjoll gjithashtu argumenton edhe arsyet e këtij degradimi
 
“Ju do të thoni se cilat janë arsyet e këtij degradimit? Unë them se shkak është bërë shtimi i pranisë së dherave në fund të detit, ndërsa ndotja e lumejve nga mbeturinat dhe shkarkimi i tyre në det mbetet aryseja kryesore. Dua të theksoj se unë prisja të shikoja gjallesa të shumta nënujore, por mesa duket peshkimi në masë tashmë e ka dhënë impaktin e saj negativ. Unë uroj të merren masa të shpejta për të ndaluar katastrofën nënujore”- tha Enrik Ballestros.
 
Ky studim po bëhet edhe më kërkesën e qeverisë shqiptare e cila tashmë do ketë një raport të detajuar lidhur me biodiversitetin e zonës nënujore nga Vlora në Durrës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
 - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/studiuesit-e-institutit-amerikan-n---vlor-fauna-ujore-drejt-degradimit-298239.html#sthash.nku4Z57v.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate