TIRANE, 16 Qershor/ATSH/- Kisha e Shën Thanasit-Karavasta do të restaurohet. Ndërhyrjet e fundit restauruese janë kryer në vitin 1986.
Në prani të banorëve dhe besimtarëve, restauratorit Mustafa Arapi, Ministres Kumbaro dhe deputetit të zonës, Erion Braçe u prezantua fillimi i punimeve, të cilat do të zgjasin për 6 muaj. Projekti u hartua nga IMK dhe kap vlerën e 12 milionë lekëve.
Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin Karavasta e Re, në afërsi të luginës së Karavastasë. Ndërtesa përfaqëson një monument historik dhe kulturor, i shpallur me vendim nr. 6, dt. 15. 01. 1963, nga Rektorati i Universiteti Shtetëror.
Kisha e “Shën Thanasit” daton në gjysmën e dytë të shek.XVIII në vitin 1778. Në vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreska.
Kisha e “Shën Thanasit” daton në gjysmën e dytë të shek.XVIII në vitin 1778. Në vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreska.
Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në frizat gjatësore.
Piktorët grabovarë Joani dhe Gjergji kanë adaptuar në ikonografi tematikën e vendosur në kishën Ortodokse, të pasuruar me elementë stilistikor të influencuara nga zhvillimet artistike në malin e Athosit, të përdorur më parë nga mësuesit e tyre Konstandin dhe Athanas Zografi, duke iu përshtatur njëkohësisht me përpikëri edhe mënyrës së radhitjes së skenave.
Tematika e tyre origjinale në kishën e Shën Thanasit në Karavasta përfaqësohet nga skena të Testamentit të Vjetër, kryesisht nga libri i parë “Të Bërët”, ku gjejmë kompozime si Krijimi i Adamit, Mëkati i Parë i Adamit, Dëbimi i Adamit dhe i Evës, Përmbytja e Noes, etj., të cilat janë realizuar për herë të parë nga këta piktorë. Në çerek kupolën e konkës së absidës është pikturuar Shën Mëria ndërsa më poshtë renditen Kungimi i Apostujve dhe Jerarkët./a.gjonaj/ /a.g/http://www.ata.gov.al/nis-restaurimi-i-kishe-se-shen-thanasit-ne-karavasta-277956.html
Nessun commento:
Posta un commento