-Shqipëria mbështet nismën e Kinës ‘Një brez, një rrugë’-
![turzmi shqiptar ne Kine](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/turzmi-shqiptar-ne-Kine-267x200.jpg)
Këtë vit u zhvillua për herë të parë ekspozita e Tregtisë dhe Investimeve, konferenca e Bashkëpunimit për Zhvillim, konferenca e Bashkëpunimit dhe Shkëmbimit të Turizmizt si dhe ekspozita e mallrave të konsumit.
Zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë Selim Belortaja ishte i pranishëm në Ningbo së bashku me një delegacion shqiptar ku prezantuan jo vetëm resurset turistike të Shqipërisë por edhe prodhimet shqiptare.
Shqipëria prezantoi burimet e saj turistike para një publiku të gjerë biznesi në Ningbo të Kinës Lindore, në Konferencën e Bashkëpunimit dhe Shkëmbimeve për Turizmin.![Kine](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/Kine-317x200.jpg)
![Kine](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/Kine-317x200.jpg)
Drejtorja e Departamentit të Azisë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Albana Dutllari, iu bëri thirrje agjencive turistike të Kinës ta përfshijnë Shqipërinë në udhëtimet që ato zhvillojnë në Europë.
Prej kohësh agjencitë turistike të Shqipërisë kanë përgatitur paketa udhëtimi për të gjithë rajonin e Ballkanit, duke zgjeruar mbulimin e tregut dhe duke ofruar mundësi turistike më të kompletuara për udhëtarët kinezë.
“Ndërsa vizitoni Shqipërinë ju do të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme, sepse ajo ju ofron një produkt të plotë, me një peizazh të mrekullueshëm në të gjitha destinacionet e saj turistike. Pasi të keni vizituar Shqipërinë, ju do të ktheheni në shtëpi të çlodhur dhe plot energji,” tha Dautllari, ndërsa ftoi publikun të ndiqte një dokumentar të shkurtër për prezantimin e Shqipërisë turistike.
![belortaja](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/belortaja-267x200.jpg)
Në panairin e mallrave të konsumit, Shqipëria prezantoi tetë firma të prodhimit mjaltit, vajit të ullirit, verës, bimëve mjekësore, etj., Ata kanë mundësi bashkëpunimi me afro 300 kompani kineze.
Zv.ministri Belortaja është shprehur se Kina është një mundësi pa limit për eksportet shqiptare. “Mjalti “Morava”, vera “Çobo”, vaji “Dhërmiu” e ai i “Manxharit”, produktet e “Sejegës”, bimët aromatiko-mjekesore te ATC, po punojnë për këtë treg. Ishim bashkë, në Expon e Ningbo – një përpjekje serioze për produktet e rajonit tonë”, shprehet numri dy i ministrisë së Jashtme.![kine3](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/kine31-303x200.jpg)
![kine3](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/kine31-303x200.jpg)
Ndërsa gjatë takimit me ndihmesin e ministrit të Tregtisë së Kinës, Wang Bingnan zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë Selim Belortaja tha se “Shqipëria mbështet nismën e Kinës ‘Një brez, një rrugë’, dhe nisamt e tjera të investimeve si ai vendet e Europës Qendrore e Lindore”.
“Shqipëria është e vendosur për të ndekjur nisamt e Kinës dhe do të përpiqet t’i kombinojë ato me axhendën integrimit europian, të cilat së bashku janë në harmoni të plotë,” tha zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë.
![belortaja1](http://www.ata.gov.al/te-ngarkuara/belortaja1-267x200.jpg)
Nessun commento:
Posta un commento