24 giugno 2015

"Liberalizimi i vizave", nesër zbarkojnë në Tiranë turistët e parë

Nesër në mesditë do të mbërrijë në Shqipëri grupi i parë i turistëve nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani. Charteri me grupin e parë të turistëve nga këta vende do të ulet në Rinas nesër, në orën 14.00, dhe çdo 10 ditë, deri në datën 28 shtator, grupe të ndryshme nga këta vende do të udhëtojnë drejt vendit tonë.

Këshilli i Ministrave, më datë 10.06.2015, miratoi vendimin “Për një Shtesë në Vendimin Nr.513, Datë 13.6.2013, “Për Përcaktimin e Kritereve, të Procedurave e të Dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, sipas te cilit, Arabia Saudite, Katari, Omani, Bahrejni, Rusia, Gjeorgjia, Bjellorusia janë shtetet që i shtohen listës ekzistuese të vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të udhëtojnë në Shqipëri pa viza për periudhën përgjatë sezonit turistik 1 qershor – 1 nëntor 2015.

Kjo është një nismë në kuadër të planit të masave për sezonin turistik 2015, me qëllim lehtësimin e hyrjes në Shqipëri të turistëve nga vende, të cilat kanë shprehur interes për turizmin shqiptar.

Menjëherë pas mbërritjes së tyre do të ketë një prononcim për mediat nga Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit në MZHETTS, Sonia Popa, dhe nga Drejtori i Kompanisë Ukrainase “Feeria”, e cila ka organizuar vizitën e tyre në Shqipëri.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/liberalizimi-i-vizave-neser-zbarkojne-ne-tirane-turistet-e-pare-300915.html#sthash.jKQsLHTS.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate