18 aprile 2017

Turizmi shëtitës fillon edhe në krahinën malore të Kurveleshit

kurveleshTIRANË, 18 Prill / ATSH.N.Lena / – Projektidea e prezantuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, mbi lidhjen infrastrukturore të  zonave bregdetare me ato malore në Qarkun e Vlorës dhe konkretisht të zonës së Borshit-Nivicës dhe Kurveleshit, po jep sinjalet e para të një turizmi shëtitës me mjete të pedalimit apo dhe ato motorrike.
Këtë fund- javë, një ekip i vogël çiklistësh përshkruan pjesën e parë të këtij intenerari ku u nisën nga  Borshi-Nivicë e përfunduan në Kurvelesh, duke kapërcyer  me biçikletat e tyre peisazhe të mrekullueshme malore që gjenden në këtë itinerar.
Kurveleshi është një krahinë që jep mundësi për një turizëm në disa fusha si ajo e natyrës, turizmit malor, kulturor, historik dhe të traditës.
Por deri më sot kjo krahinë pothuajse ka mbetur e pa zhvilluar në këtë fushë.kurvelesh1
Kjo për arsyen se ajo është një zonë tepër e thellë në zemër të Labërisë.
Infrastruktura rrugore është e vështirë dhe mundësitë e lëvizjes janë të kufizuara.
Ka disa mundësi të futesh në Kurvelesh, nga Tepelena, Gjirokastra, Vlora dhe Borshi.
Nga Borshi në Kurvelesh futesh nëpërmjet Çorrajt dhe Kuçit.
Kjo është një zonë pothuajse e harruar por me potenciale të mëdha për turizmin.
Krahina e Kurveleshit është zonë malore,  me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merrkurvelesh2karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh që shkojnë deri në 150 m të thella, rrëpirash e humnerash si në Nivicë, kurvelesh, Lekdush etj.
Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si: gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike si ajo e Progonatit, e Golëmit, ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore.
Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera depërtojnëkurvelesh4shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji, si edhe varfërim të bimësisë për shkak të mungesës së ujit.
Kurveleshi i Sipërm, në pikëpamje natyrore është një kështjellë nga ku, për të dalë në qendër të tij, në Gusmar, mund të futesh vetëm nëpër disa drejtime e kryesisht grykash malore si: Gryka e Bënçës, Gryka e Vërmikut, Gryka e Borshit për në Kuç e Grykë të Shurit deri në Gusmar dhe Gryka e Kaparielit, që të nxjerr në Golem-Gusmar apo edhe Qafa e Kreshtës.
Ky pozicion gjeostrategjik e shkëput disi Kurveleshin, sidomos atë të Sipërm, nga krahinat e tjera dhe ka favorizuar qëndresën e armatosur tëkurvelesh3vendasve, por edhe ruajtjen e vlerave etnokulturore sa më autoktone.
Burimet e jetesës për këtë zonë janë kryesisht blegtoria dhe pemtaria. Tokat bujqësore janë të pakta dhe në vështirësi për tu ujitur.
Kjo krahinë me një histori heroike në mbrojtjen e gjuhës amëtare dhe të territoreve të saj,të kulturës dhe të historisë, akoma ka problem të zhvillimit dhe të prezantimit të vlerave të shumta edhe ato turistike te vizitorët vendas  e të  huaj që duan të njihen me të.
Kjo për shkak të infrastrukturës rrugore të mundimshme.
Me zbatimin e projektit të propozuar nga AKB-ja,për lidhjen e bregdetit të Vlorës me zonën malore të saj,do të sjell një zhvillim jo vetëm për turizmin zonal,por edhe për ekonominë e krejt krahinës. /a.g/
https://www.ata.gov.al/turizmi-shetites-fillon-edhe-ne-krahinen-malore-te-kurveleshit/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate