
Janë disa të tilla që frekuentohen pothuajse çdo ditë nga vizitor të shumtë si Ujvara e Sotirës,Kanionet e Holtës, Grabova, Liqeni I Zi, si dhe Liqeni i Dushkut.
Ky liqen është nga më interesantët në këtë zonë.
Liqeni i Dushkut, ndodhet në afërsi të fshatit Lenie-Gramsh, në rrëzën veriperëndomore të malit të Komianit, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi rreth 400 m.
Është i pasur me llojshmeri biologjike si flora dhe fauna, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mbëdhenj të ujit.
Rrethohet nga një pyll i dendur pishash me sipërfaqe rreth 12 ha. Së bashku me pyllin rrethues formon një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike.
Periudha e Pranverës dhe e Verës janë më të përshtatëshme për të vizituar këtë mrekulli natyrore.
Vizitohen sipas intinerarit Elbasan – Gramsh – Kodovjat – Liqeni i Dushkut.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/monumentet-e-natyres-ne-zonen-e-gramshit-edhe-si-destinacione-turistike/
Nessun commento:
Posta un commento