11 aprile 2017

Liqeni Akullnajor i Gramozit (Gistova), Monument Natyre dhe destinacion për turistët e maleve



akullTIRANË, 11 Prill / ATSH / – Liqeni Akullnajor Gistova, gjendet në lartësinë 2400m mbi nivelin e detit, në malin e Gramozit, pranë fshatit Stare, komuna Qendër e rrethit të Kolonjës.
Përfaqëson një liqen me origjinë akullnajore, me sipërfaqe rreth 0.4 ha dhe formë gati elipsi.
Gjatë vitit ka pak ndryshime të niveleve të tij.
Rreshjet e borës janë ushqimi kryesor i tij. Përreth ka bimësi natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.
Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.
Vizitohet sipas intinerarit qyteti Ersekës – fshati Stare – liqeni i Gramozit./m.m/
https://www.ata.gov.al/liqeni-akullnajor-i-gramozit-gistova-monument-natyre-dhe-destinacion-per-turistet-e-maleve/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate