12 aprile 2017

Laguna e Kune Vainit dhe vila e Kontit Çiano

lagunTIRANË, 12 Prill /ATSH-N.Lena / – Laguna e Kune Vainit është e vendosur në mes të bregdetit shqiptar të Adriatikut, në të dy anët e grykëderdhjes së lumit Drin, 70 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.
Kjo zonë është e para Zonë e Mbrojtur e Shqipërisë, e shpallur si Rezervë Gjuetie që nga korriku i vitit 1940.
Ajo dhe pas çlirimit deri në ditët e sotme ka ruajtur këtë status të emërtuar si “Rezervat Gjuetie dhe Rezervë e Manaxhuar, etj.
Laguna e Kune Vainit është një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe bregdet, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota.
Laguna është e pozicionuar në jugperëndim të qytetit të Shëngjinit, në perëndim të fshatrave të ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës.laguna1
Ishulli i Kunes është një zonë e mbrojtur e veçantë, shumë e rëndësishme për zogjtë. Në ambientet e kësaj lagune, ndodhet një ndërtesë e vjetër që nga viti 1939, që mban emrin Hoteli i Gjuetisë. Hoteli i famshëm ka dhe një histori interesante që e lidh me Kontin Çiano.
Hoteli i Gjuetarëve në Ishull-Lezhë ka historinë e vet dhe vlera arkitekturore, që i ruan ende sot e kësaj dite, ndonëse pjesa më e madhe e kësaj rezidence është e shkatërruar.
Hoteli i Gjuetisë është ndërtuar nga Konti Çiano, në vitet ’38-’39. Vila dhe i gjithë mjedisi përreth, pra laguna deri në bregdet ishte vendi i preferuar i ministrit të Jashtëm të Italisë, Çiano, i cili ftonte në këtë vilë shumë personalitete italiane dhe miq nga vende të ndryshme, si dhe projektuesit kryesorë të operacioneve ushtarake, strategjike e diplomatike të Duçes.
laguna2Ai vinte atje së bashku me miqtë e vet, ushtarët, shoqet, dhe kalonte kohën e qëndrimit në Shqipëri.
Në ato vite, pikërisht në këtë ndërtesë, u strehua edhe shefi i Sigurimit të Republikës Jugosllave, Rankoviç. Dihet, se Çiano kishte marrëdhënie diplomatike të mira me qeverinë jugosllave, në kohën e planeve për ndarjen e Shqipërisë.
Pas çlirimit të vendit, Vila e Kontit Çiano, ka qenë vendi i preferuar edhe për diktatorin Enver Hoxha.
Po kështu, një tjetër figurë shteti, që parapëlqente mbi të gjitha Vilën e Kontit Çiano, ishte kryeministri shqiptar më jetëgjatë në pushtet, Mehmet Shehu. Ai shkonte shpesh për të pushuar dhe për të bërë gjueti në rezidencën e famshme.
Sot, kjo lagunë është një zonë e mbrojtur ku rriten e shumohen mjaft shpend ujorë dhe vizitohet nga turistë të shumtë amator të vëzhgimit të faunës ujore. Është një zonë me prioritet turizmin e vëzhgimit dhe të natyrës./m.m/
https://www.ata.gov.al/laguna-e-kune-vainit-dhe-vila-e-kontit-ciano/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate