09 aprile 2017

Ngjitje alpinistike në Malin e Thatë

maliTIRANË,7 Prill / ATSH.N.Lena / – Administrata e Zonave të Mbrojtura  e Korçës, në bashkëpunim me  administratën e Parkut Kombëtar Prespa si  dhe të rinj nga Pogradeci e Prespa, kanë organizuar në fundjavë një  ngjitje alpinistike në majën më të lartë të Malit të Thatë, 2287m.
Nisja u bë nga dy pikënisje, njeri grup u nis nga qëndra e Parkut Kombëtar të Prespës, ndersa grupi tjeter nga fshati Tushemisht, duke ndjekur shtegun Goricë-Pllaja e Pusit-Tushemisht.
Të dy grupet u takuan në Pllajën e Pusit, në pikën më të lartë.
Në këtë ngjitje alpinistike të vështirë, morën pjesë dhe të  rinj të zonave respektive, dashamirës të natyres dhe ecjeve sportive.
Administrata e Zonave të Mbrojtura e Korçës, po bënë përpjekje që ta fus këtë itenerar në guidat e veta turistike duke e prezantuar Malin e That si një destinacion turistik me vlera natyrore dhe sportive.mali1
Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë.
Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit.
Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit ku quhet Galicicë.
Mali i Thatë ndan liqenin e Prespës së Madhe (në lindje të vet), nga ai i Ohrit (në perëndim).
mali4Lartësia e tij lëviz nga 900m deri në 2287m, me një mesatare mbizotëruese në 1400m.
Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike. Të tilla gropa janë të pranishme gjithashtu edhe në anën perëndimore të tij.
Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit , e cila është 2287m mbi nivelin e detit.
Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjërë rreth 8km në pjesën qëndrore të vet.
Mali i Thatë duket shumë bukur, si prej Korçë ashtu dhe prej Pogradecit.
Ai përmëndet thuajse në një sërë përshkrimesh historike të bëra në shekuj, prej udhëtarësh, kronikanësh apo studiuesish të ndryshëm, kur këta i referohen anëve tona.
Përmëndet indirekt apo direkt, në shkrimet e lashta, në ato bizantine, në ato osmane, e deri tek shkrimet e udhëtarëve të huaj të cilët kaluan këtej, në këto shekujt e fundit. mali2
Flora është e pasur, në pjesën jo të pjerrët të malit, pra në atë lindore e veriore, dhe në mbulesën e gjelbërt të këtij mali gjenden, luadhe, drurë ahu, dushk si dhe shkurre të ndryshme.
Mali i Thatë ndahet prej Malit Ivan (1768m mbi nivelin e detit) prej Qafës së Zvezdës, e cila ndan njëkohësisht dhe fushën e Korçës nga pellgu i Liqenit të Prespës. Kjo qafë ndodhet në lartësinë 1099m, mbi nivelin e detit.
Thuajse në këmbë të Malit të Thatë, ndodhet edhe grykëklaimi i Cangonjit që lidh fushën e Korçës, me atë të Devollit.
Në rrëzë të tij ndodhen një sërë fshatrash si, Tushemisht, Alarup, Bletas, Podgorie, Korritë, Gurbardhë, Zvezdë, Shën Gjergj, Burimas, etj.
Nga maja e Malit të Thatë në kohë të kthjellët duket maja e malit të Gramozit, që është në një distancë në vijë të drejtë prej 65 km larg.
Këtij mali, i ka kënduar dhe poeti ynë lirik Lasgush Poradeci, i frymëzuar nga  motive popullore të zonës.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/ngjitje-alpinistike-ne-malin-e-thate/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate