TIRANE, 5 Prill/ATSH/- Arkeologu zviceran, njohës i mirë i SHqipërisë, Christian Zindel prezanton në Zyrih, Zvicër një guidë të re arkeologjike për Shqipërinë.
Një guidë e re arkeologjike për Shqipërinë – Making-of, quhet projekti i cili ende nuk është shtypur si libër, botues dhe bashkautor i të cilit është Christian Zindel.
Në ceremoninë e organizuar nga shoqata “Shqipëri-Zvicër” të enjten në mbrëmje, arkeologu i njohur do të tregojë për konceptet, qëndrimet dhe debatet mes autorëve, që i kanë paraprirë shkrimit të projektit.
Autorët, të cilët janë ekspertë të shquar dhe njohës të Shqipërisë me këtë rast ndjekin shtigje të reja. Ata prezantojnë, në mënyrë objektive e ideologjike një vështrim të thelluar të vendeve e monumenteve më të rëndësishme dhe më pak të njohura të Shqipërisë, që nga Koha e Gurit e deri në vitin 1912.
Zindel do të paraqesë pamje interesante që nga pikturat në shkëmbinj nga parahistoria, deri te fotografitë nga Fototeka Marubi në shekullin 19./a.gjonaj/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/arkeologu-zviceran-prezanton-guiden-e-re-arkeologjike-te-shqiperise/
Nessun commento:
Posta un commento